Shkodër, sekuestrohen tritol, drogë dhe municione, pranga 58-vjeçarit

AktualitetKronike
186
0
sample-ad
municionet
Policia e Shkodrës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi të konsiderueshme tritoli, lëndë plasëse, municion, si dhe një sasi lënde narkotike.

Sipas burimeve nga e uniformat blu, gjatë paradites së sotme u bë edhe arrestimi në flagrancë i 58 vjeçarit Lukë Isufaj, nga fshati Laç- Nikq, komuna Kelmend, Malësi e Madhe.

Arrestim i itij u bë pasi në banesë, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 kapsolla deternatore, tre rrota me fitil zjarrpërcjelës, tre kallëpe tritol, 120 fishekë pistolete, 13 fishekë model 56.

Gjithashtu në banesën e Isufaj u gjet edhe 1.5 kilogramë lëndë narotike hashash. Nuk dihet ende aktiviteti i plotë i të ndaluarit, ndërsa efektivët e policisë po hetojnë për të zbuluar të dhëna të tjera lidhur me të.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − 2 =