Pse kursehet lëvdimi i Policisë për bandën e tritolit?!

Editorial
170
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nga: Arbër DALMATI

Nuk ka pasur ndonjë ministër të brendshëm më të sulmuar e më të përbaltur verbalisht e virtualisht sa aktuali, Saimir Tahiri. Një “ditë të bardhë” nuk pa gjatë gati dy vjet që është në krye të kësaj ministrie. Një lëvdim nuk e mori edhe kur bëri të mundur të hiqte nga mediet së paku një lajm të vogël për korrupsionin apo mitmarrjen  e shndërruar në regjim pune në Policinë e Shtetit përgjatë mbi 20 vjetëve. Edhe kur i shndërroi institucionet e policisë në qarqe e ato të kualifikimit të policëve si Akademia e Rendit në godina e institucione ku estetika bashkëjeton me imazhin  e ri të institucioneve. Mbi rendin e sigurinë vërshuan në këto dy vjet cikle të shumta shpërthimesh tritoli e bombash të cilat janë zbuluar e kapur të gjithë autorët. Ndërkohë që si kurrë ndonjëherë dhe si asnjë polici e vendeve fqinjë ia ka dalë të parandalojë shpërthime të tipit terrorist e të zbulojë arsenale bombash me telefon të cilat mund të kishin shkaktuar masakra masive në qytetet tona.

Por jo vetëm kaq. Policia në periudhën që drejtohet prej ministrit Saimir Tahiri ka ndryshuar krejt historinë e marrëdhënieve qytetar-polic, sikundër edhe qytetar-ligj. Stuhitë dhe vërsuljet mediatike për të mbajtur në focus raste të dhunës policore mbi qytetarët, apo raste videosh të marra nga you tube për incidente mes policëve dhe qytetarëve, edhe pse i përkasin një raportimi të cunguar, të dyshuar dhe shpesh të paplotë për të krijuar një dijeni rreth gjithë subjektit të ndodhisë, nuk janë pasuar me reagime kokëforta apo këmbëngulje kryenece politike nga Ministri, por kanë pasuar me reflektime të menjëhershme ligjore, qytetare dhe ndfëshkuese për policët e dhunshëm dhe të atyre që guxojnë të cënojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Sidoqoftë, politika vijon të mbajë të përqëndruar konfliktin verbal mbi ministrin. Madje më sulmuesi dhe më nervasteniku ndaj tij mbetet ish kryeministri Berisha, i cili është shndërruar në profiling e plakut të politikës që e ka mbërthyer hobi i të qenit “gjuetari i palodhur i thashethemeve për kronikën e zezë”. Intuitivisht  nevrastenia e plakut te politikes është e kuptueshme, por ajo që e tradhëton më shumë thellësinë e ndërgjegjes së tij, ka të bëjë me kontrastin e policisë së shtetit në dy kohë; në kohën e tij që vriste policia në boulevard dhe në kohën e Saimirit që zbulon tritolet dhe bandat tritolvënëse që kanë një histori të gjatë bashkëjetese me paradhomat dhe porositë e dhunshme të doktorit.

Po pse kursehet lëvdimi i zbulimit të bandës tritolvënëse, për policinë që drejton Saimir Tahiri? I vetmi që doli publikisht është Ben Blushi. Pse mungon lëvdimi brenda kësaj shumice të majtë? Opozita natyrshëm është në pozitën dhe pozicionin e vet legjitim të mbetet kritike dhe e pakënaqura e përhershme ndaj qeverisë e shumicës përballë saj. Heshtja dhe injorimi prej mediave e komentuesve të qeverisjes përballë rastit të bujshëm të zbulimit shkencor e të kapjes së autorëve të bombave e tritoleve të shpërthyera në Tiranë, nuk nxjerr zbuluar doktorin plak të politikës, por edhe xhelozitë tipike e meskine të shumicës që prej kohësh zien brenda vedi si një fis me disa familje. shtypi.net[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 1 =