Prostitucioni VIP në hotele, ofrohen fytyra të njohura për 300-500 euro

Aktualitet
244
0
sample-ad
Prostitucioni VIP në hotelet e Shkupit – ofrohen fytyra të njohura për 300-500 euro

Shumë prej personaliteteve tona të famshme televizive dhe modele maqedonase janë mysafire të rregullta për një mbrëmje në hotelet e Shkupit, thotë për “Libertas” një recepsionist i një hoteli në Shkup.

Sipas tij, shpesh kur ai është në punë i ka ndodhë të sheh fytyra të njohura të televizioneve duke kërkuar dhomë në hotel, e cila më parë ka qenë e rezervuar nga një person i huaj ose një nga Maqedonia.

“Shumë prej vajzave që unë njoh nga televizioni apo gazetat. Kur unë u kërkoj letërnjoftimin, ata janë konfuze dhe shpesh thonë se do të qëndrojnë shkurtë. Zakonisht mbajnë syze dielli të errëta apo një kapelë, por unë i njoh”, tha burimi.

Sipas tij, zonjat e klasës së sipërme ose vajzat e ‘kategorisë A’, qëndrojnë në dhomat e hotelit për rreth një orë e gjysmë dhe kjo kryesisht gjatë natës, por ka nga ata që vijnë gjatë ditës. Sipas një burim tjetër të “Libertas” kostoja e shërbimeve të vajzave nga “kategoria A” shkon nga 300 deri në 500 euro për një natë

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − fourteen =