Pranga një 38-vjeçari, tentoi ti japë lekë policit rrugorë

Aktualitet
256
0
sample-ad

Një 38-vjeçar i cili ka tentuar t’i japë lekë një efektivi të policisë rrugore, është arrestuar në qytetin e Fierit. Në pranga ka përfunduar shtetasi Elton Mezini, banues në Tiranë, pasi duke udhëtuar me mjetin tip “Volsvagen Cady”, me targe AA 686 HP, ka tentuar t’i japi 10 mijë lekë policit të qarkullimit rrugor në aksin Fier-Lushnje.

Për këtë ngjarje i menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se në pak kohë 20 shtetas janë arrestuar pasi kanë tentuar t’i japin rryshfet policëve të rrugores. Sipas ministrit punonjesi i policisë që deri dje merrte rryshfetin, sot arreston rryshfetdhenesin.

Statusi i ministrit Saimir Tahiri në Facebook
Me rastin sot ne Fier, ne pak kohe behen 20 shtetas te arrestuar nga policia rrugore pse tentojne ti japin rryshfet policit rrugor. Punonjesi i policise qe deri dje merrte rryshfetin, sot arreston rryshfetdhenesin. Kjo eshte pjese e angazhimit tone per te luftuar korrupsionin dhe per ta bere Policine e Shtetit te paster nga cdo njolle abuzivizmi e korrupsioni.Rezultatet tona ne luften kunder korrupsionit vijne vetem bashke me qytetaret qe denoncojne kerkesat per rryshfet dhe me policet qe arrestojne qytetaret qe ofrojne rryshfet. Kjo eshte rruga jone drejt . Policine qe duam
– See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/tentoi-t–39-i-jape-rryshfet-policit-pranga–38-vjecarit-tahiri-policia-qe-duam-275833.html#sthash.0ut4nFo3.dpuf

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 3 =