Pas Koços, Tom Doshi takim kokë me kokë me Saimir Tahirin

AktualitetKryesorePolitike
216
0
sample-ad

Deputeti socialist Tom Doshi, i cili pak ditë më parë shpalli luftë me kryeministrin Edi Rama, mësohet se ka patur një takim kokë më kokë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti i Shkodrës nuk beson se do të përjashtohet nga grupi. “Do jem në mbledhje ditën e hënë,” ka thënë Doshi.

Deputeti socialist ka thënë se nuk ka folë dhe as do të flasë me Ramën. “Nuk kam kontaktuat e as nuk do të kontaktoj me Ramën”, tha Doshi.

Ai pranoi që janë takuar me ministrin e kritikuar ashpër herë pas here prej tij, dhe saktësoi se në qendër të bashkëbisedimit që ka zgjatur jo pak, ka qenë situata e kriminalitetit në zonën e Shkodrës.

Doshi nuk preferoi të saktësojë nëse në qendër të shqetësimit të tij ka qenë kriminaliteti apo emërimet në rrethin e drejtuesve të policisë. Deputeti i zonës së Shkodrës Tom Doshi deklaroi se do të shkojë të hënën në mbledhjen e grupit të PS, ku siç përflitet prej ditësh mund edhe të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS.

Për këtë Doshi komentoi duke thënë, se është herët të flasë dhe se duhet pritur vendimi. Këto konfirmime për takimin deputeti Doshi i bëri për ABC News i kontaktuar nga telefoni.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + thirteen =