Shpërthen bomba në qëndër të qytetit të Mitrovicës, e lëshoi një i paidentifikuar

AktualitetKronike
249
0
sample-ad

Policia e Kosovës që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes nuk ka dhenë hollësi rreth shpërthimit, kurse raportohet se në vendin e ngjarjes ndodhen edhe pjesëtarë të KFOR-it

Një bombë shpërtheu mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës Veriore. Ngjarja mësohet se u shënua në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një lokali.

Një person i panjohur bëhet me dije lëshoi bombën e dorës. Nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale. Bomba ka dëmtuar 8 makina të parkuar, ndërkohë që xhamat e tyre kanë prekur edhe dritaret e banesave aty pranë.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se në vendngjarje ndodhen edhe pjesëtarë të KFOR-it. Deri më tani nuk dihet objektivi i shpërthimit dhe as identiteti i autorit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 4 =