Kukësi barazon në Fier, Skëndërbeu fiton në Durrës, barazim i Vllaznis në "Loro Boriçi"

Sport
145
0
sample-ad
Pejiç shmang humbjen e Kukësit, barazim 2-2 me Apoloninë

Kukësi nuk arrin të fitoj në Fier përballë Apollonis vëndase duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-2. Në ndeshjen e radhës për Kategorinë Superiore kukësianët gabuan një shans të artë për të qendruar të vetëm në krye të renditjes, parballë një skuadre e cila lufton për mbijetesë në fund të renditjes. Skuadra fierake ishte pranë fitores por kësaj here fati qëndroi në anëne e skuadrës së drejtuart nga Afrim Shaqiri. Ndeshja nisi e mirë për Apollonin që brenda 13 minutave kaloi dy herë në avantazh me Filin në të 11’ dhe me Uzunin në të 13’ duke shokuar miqtë që e kishin marrë më lehtë në letër.

Pas dy golave, vendasit u mbrojtën me kujdes duke mbajtur të paprekur rrjetën 7 minuta nga fundi, atëherë kur ngushton fillimisht shifrat Lushtaku, ndërsa në kohën shtesë është sulmuesi Pero Pejic që barazon duke shpëtuar nënkampionët nga humbja.

Ndërsa në Durrës, Skënderbeu fitoi ngushtësisht 0-1 duke iu falur një goli të kapitenit Shkëmbi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Fillimi i së dytës solli rritjen e ritmit të lojës nga vendasit për të barazuar, por kampionët deri në fund nuk lejojnë barazimin duke u afruar edhe më shumë me kreun pas barazimit të Kukësit.

Skënderbeu thyen tabunë "Niko Dovana", ngjitet në vendin e 2-të

 

Hap fals i Vllaznisë që trondit seriozisht stolin e teknikut italian Raineri. Kuqeblutë ndanë nga një pikë me Elbasanin. Nga një gol për cdo pjesë u shënuan nga dy ekipet, teksa Vllaznia kaloi e para në avantazh me Hajdarin, ndërsa Jontasha barazoi për verdheblutë, që gjithsesi janë larg shpëtimit nga zona e ftohtë.

Barazim në "Loro Boriçi", Vllaznia-Elbasani 1-1

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − thirteen =