Fundjavë futbollistike plot me emocione

Sport
184
0
sample-ad
Wembley_enggermatch

 

Shumë ndeshje sot në kampionatet më të mëdha europiane.Italia ndryshe nga të tjerat ka në axhendë vetëm një ndeshje.

Angli:
West Ham – C.Palace|13:45.Ecuri mjaft e vakët në fitore për West Ham e cila në 5 ndeshjet e fundit ka arritur 1 fitore , 1 humbje dhe 3 barazime rradhazi. Sot kërkohet kthesa në shtëpi ndaj një kundërshtari më të dobët se vetja.
Burnley – Swansea|16:00.Edhe pse ndodhen në dy skaje të ndryshme në renditje Swansea shfaqet më pak favorite në transfertën e Burnley nga kompanitë e basteve. Ecuri tepër e keqe për vendasit të cilët duan të përdorin asin e tyre Ings për t’u ringritur.
Man.United – Sunderland|16:00.Ringjitja e United qe e shpejtë dhe sot tre pikë e ngjisin në vendin e tretë në pritje të ndeshjes së Arsenal. Sunderland është një kundërshtar tepër i lehtë por ndonjëherë taktikat e Van Gaal dështojnë ndaj ekipeve të vogla.
Newcastle – Aston Villa|16:00.Që Newcastle vjen favorit në këtë përballje nuk diskutohet. Ndeshje në shtëpi përballë një ekipi që tekstualisht ka harruar si të shënoj gola.
Stoke City-Hull City|16:00. 3 pikë për Stoke në shtëpi do i afronin ata me West Ham duke synuar më tej pozitat në Europa League.
West Brom – Southampton|16:00. Pozitat në Champions League janë akoma në lojë për Southampton ku vendi i tretë dhe i katërt janë 2 dhe 1 pikë larg. Transfertë e lehtë në letër ndaj West Brom por që ekipi i Koeman do të dijë t’a administrojë më së miri.

Francë.
Lille – Lyon|16:00.Shkëputja e Lyon fillon këtu. Marseille dështoi të merrte tre pikët duke u mundur me remuntada ndaj Caen. 3 pikë të tjera do e conin distancën mes tyre dhe PSG në 5 pikë.
Bordeaux-Reims|20:00
Lens – Rennes|20:00
Lorient-Bastia|20:00
Metz-Evian|20:00
Toulouse – St.Ettiene|20:00

Spanjë:
Granada-Barcelona|16:00. Humbja e katalanasve ndaj Malaga në shtëpi rëndoi pozitat e tyre në tabelën e renditjes dhe distancën me Real Madrid.Sot tre pikë do i sillnin më afër me Realin 4 pikë përpara.
Rayo-Levante|18:00
Almeria-Dep.La Coruna|20:00.Ndeshje e drejtpërdrejtë mes dy skuadrave. 1 pikë përpara Dep.La Coruna .Almeria do ngritjen sepse mbas vetes distanca me postet e segundës janë vetëm 2 pikë larg.
Malaga-Getafe|22:00.Malaga e ardhur nga transferta e madhe e fituar 0-1 me Barcelonën pret Getafen.Një sfidë të cilën lojtarët nga “El Madrigal” nuk duan të dalin pa pikë.

Gjermani:
Bayer Leverkusen-Freiburg|15:30.Ekzaltimi i Uefa Champions League për Bayer i jep shansit të shpërthejë dhe në kampionat. 2 humbje dhe 1 barazim në tre ndeshjet e fundit duhen lënë pas dhe tre pikë e afrojnë me Schalken e vendit të 4-tët.
Hannover-Stuttgart|15:30.Hannover e pret një sfidë mjaft e lehtë ndaj Stuttgartit të vendit të fundit.Nevoja për ngritje nga fundi mund të shtyjë në marrjen e tre pikëve por Hannover nuk do dorëzohet lehtë.
H.Berlin-Augsburg|15:30. Augsburg surpriza e këtij sezoni udhëton në kryeqytet. Vendi i 17-të nuk është ai që i përket kryeqytetasve por Augsburg është relativisht më i fortë dhe është në garën për Europë.
Hoffenehim-Mainz|15:30.Pritet të jetë një ndeshje mjaft e bukur. Hoffeinheim pret Mainz dhe me tre pikë sot Hoffeinheim mund i afrohet Bayer Lev.
Dortmund-Schalke|15:30.RieverDerby luhet sot në Signal Iduna Park. Dortmund për rastësi vjen më favorite nga kompanitë e basteve por Schalke e vendit të katërt është më mirë këtë sezon.Dortmund përvec sedrës që i jep derbi 3 fitoret rradhazi duan ti cojnë në 4 në mënyrë që të ngjiten sa më shpejt në kuotat Europë.
Frankfurt-Hamburger SV|18:30.Frankfurt ndodhet komode për objektivin Europë ndërsa Hamburg jo dhe aq në objektivin shpëtim.Frankfurt ka në dorë asin Piazon dhe faktorin fushë ndërsa Hamburg faktorin zemër.

Itali:
Chievo Verona – AC Milan|20:45.Sfida e vetme sot në Itali zhvillohet mes Chievos dhe Milanit në Bentegodi. Milanistët duan tre pikët e domosdoshme për ta pozicionuar shumë afër zonës Europë ndërsa Chievo po përpiqet të largohet nga zona e ftohtë e Serie B.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − six =