Arrestohet 38 vjeçari që mori lekë në këmbim të një note kaluese

AktualitetKronike
268
0
sample-ad
Një person ka përfunduar në pranga nën akuzën e ndikimit të paligjshem për ti garantuar një studenteje në Universitetin e Shkodrës, notë kaluese.Mësohet se i ndaluari është 38 vjeçari Ilir Hoxha me banim në Klos të Matit, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet 26 vjeçarja A.F., me banim në Durrës.

Hetimet e uniformave blu të Shkodrës nisën pas kallëzimit të bërë nga 26 vjeçarja, e cila ka thënë në polici se i ka dhënë Hoxhës 35 mijë lekë të reja, që përmes ndikimit të paligjshëm ti garantonte një notë kaluese për një lëndë në degën Gjuhë-Letërsi të Universitetit të Shkodrës.

Në denoncimin e saj e reja ka thënë se Hoxha nuk e ka mundësuar një gjë të tillë dhe nuk i ka kthyer mbrapsht as paratë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × five =