Transplanti i kokës, një mundësi e afërt, thotë Dr. Canavero

Shendeti
208
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24503″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Jemi mësuar më nocionin “transplantim i organeve”, madje edhe me atë të fytyrës, por a jemi gati për transplantimin e kokës mne gjithsa ajo përmban? Fjala është për donatorin i cili ofron trupin e vet në të cilin transplantohet koka juaj.

Dr. Sergio Canavero, neurokirurgu Italian i cili po propozon ta bëj realitet transplantin e parë të kokës së një njeriu në trupin e një tjetri, është i vetëdijshëm për çështjet etike, por edhe filozofike që hap kryerja e një operacioni të tillë.

Dy vite më parë, Dr. Canavero pat deklaruar se, brenda dy viteve, do të bëhej e mundun të realizohej ky lloj transplanti. Sot ai po thotë se duhen edhe dy vite të tjera, edhe ca kërkime të tjera që transplantimi i parw i kokës së një njëriu, në trupin e një tjetri të bëhet i mundur.

“Gjithmonë kanë për të qenë dy vjet. Më duhet kohë për të mbledhur dhe organizuar një ekip kirurgësh”, i thotë Dr. Canavero përmes telefonit gazetës “The Independent” nga Italia, ku ai kryeson “Turin Advanced Neuromodulation Group”.

Por disa kirurgë të tjerë mendojnë njësoj si Canavero, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre janë të bindur se realizimi i një operacioni të tillë nuk është i mundur.

“Nuk është problemi me lidh venat e indin, por me lidh nji palcë kurizore në tjetrën. Është e pamundur që truri i një trupi të komunikojë me trupin e ri”, thonë ata.

Dr. Canavero, megjithatë është i bindun.

“Ne kemi teknologji për ta bërë këtë punë në njerëz… Na duhet veç një aprovim etik dhe fonde për ta përfunduar”, thotë ai, duke besuar se gjithçka kryhet duke i ftohur trupat e donatorit dhe të marrësit deri në nivelin e hipothermisë. Gjë që arrihet atëherë kur palcat kurrizore mund të prihen shumë hollë me thika ultra të mprehta dhe më pas të ngjiten me “polyethylene glycol”.

Vështirësia është tek prerja e stërholle e palcës”, thotë Canavero, i cili gjithësesi mbetet zë i vetmuem në këtë ambicie, që shumica e kolegëve të tij e sheh të pamundur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =