Tom Doshi: Premtimet e dhëna dua ti shoh të realizuara !

Politike
147
0
sample-ad
946808_475768075849314_1349779374_n
Pas zhurmës së krijuar dje, deputeti socialist Tom Doshi ka reaguar në rrjetin social Facebook, kundrejt kryeministrit Rama. Ai bën me dije se premtimet dëshiron ti shohë të realizuara dhe se nuk ka asnjë interes personal në reagimin e tij. Tom Doshi thekson se anën personale e ka zgjidhur para hyrjes në politikë.”Të nderuar bashkëqytetarë. E shikoj të arsyeshme që përballë jush të komentoj reagimin tem karrshi kryeministrit dhe Qeverisë. Unë jam deputet i Kuvendit, por mbi të gjitha jam përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi.

Premtimet e dhëna janë detyrë jonë, për tu mbajt dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse në qeverisje duan ti shikojnë të realizuara.

Nuk ndaj asnjë interes personal për reagimin, sepse të gjithë e dinë që anën personale unë e kam pas të mirëmenaxhuar përpara se të bëhesha pjesë e politikës. Unë kam nevojë që t’ju shikoj drejt në sy ju që më besuat dhe ndaj jam i gatshëm gjithmonë që të reagoj. Me shumë respekt dhe mirënjohje, Tom Doshi”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + eighteen =