Tiranë, humb jetën 57-vjeçari, u përplas nga një furgon

AktualitetKronike
220
0
sample-ad

Një 57-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi është përplasur nga një furgon pasagjerësh.

Nga burimet paraprake mësohet se viktima është një burrë i moshës 57-vjeçare, i identifikuar si Isuf Dauti. Pasi është goditur nga automjeti në afërsi të Gjykatës së Lartë, burri ka marrë dëmtime në pjesën e kokës.

Ai është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku edhe pse ka marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × five =