Shtyhet afati deri në 31 mars për kreditorët e OSHEE-së

Ekonomi
299
0
sample-ad

Afati për lidhjen e aktmarrëveshjeve të qytetarëve debitorë, pagesa e prapambetur e energjisë, dhe falja në masën 80% të kamatëvonesave është shtyrë për më datë 31 mars. Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kreu i OSHEE-së Ardian Çela.

Në fjalën e tij Ministri Gjinkuri, theksoi se afati i vendosur mnë 28 shkurt për skemën lehtësuese të pagesës së energjisë për të gjithë qytetarët debitorë ka krijuar radhë të gjata në sportelet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke krijuar edhe situata të jashtëzakonshme.

Në këtë konteskt, Gjiknuri nënvizoi se duke marrë shkas edhe nga kërkesa e qytetarëve është vendosur që afati të shtyhet deri më 31 mars, ndërsa shtoi se ky do të jetë afati i fundit dhe pas kësaj date për të gjithë debitorët do të merren masa.

“I dhanë jetë operacionit shtetformues për vjedhjes së energjisë. Sot konstatojmë me kënaqësi se qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së qeverisë. Gjejmë rastin që të falenderojmë të gjithë qytetarët që po bashkëpunojnë me OSHEE, dhe po i japin fund abuzimit me energjinë, duke u bashkuar me qytetarët e ndershëm. Janë mbi 233 mijë që kanë firmosur aktmarrëveshje dhe mbi gjysma e tyre kanë përfituar ulje në 80% të kamatëvonesave. Kjo ka shkatuar edhe radhë në sportelet e OSHEE, dhe natyrshëm ka krijuar edhe situata të jashtëzakonshme. Duke marrë në konsideratë, shoqëuria ka marrë vendim që afati të shtyhet deri më 21 mars, për të lidhur aktmarrëveshje me kurse lehtësuese. Vjedhjes po i vjen fundi dhe 31 marsi do të jetë afati i fundit që u bëhet qytetarëve”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë nga ana e tij, kreu i OSHEE-së Çela bëri të ditur disa të dhëna ku theksoi se që nga 6 dhjetori dhe deri më 26 shkurt janë lidhur 233 mijë aktmarrëveshje, nga të cilat 103 mijë kanë likuiduar tërësisht borxhin duke përfituar  faljen në 80% në të kamatëvonesave.

Çela nënvizoi gjithashtu se afati i 31 marsit do të jetë data e fundit për këtë skemë lehtësuese. Në fjalën e tij, Çela bëri të ditur edhe një skemë të re lehtësuese për bizneset debitore, e cila do të hyjë në fuqi më 31 mars dhe që do t’u mundësojë bizneseve pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike.

Afati i deritanishëm i datës 28 shkurt për pagesën e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike kishte krijuar radhë të gjata në sportelet e OSHEE-së, pasi deri në këtë datë, qytetarët kishin mundësi që të përfitonin falje 80% të kamatëvonesave.

160376_2

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 − one =