Rumani/ Rama: Njihni Kosovën, sigurojmë hapësirën e përbashkët

Politike
203
0
sample-ad
rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me homologun e tij rumun, Victor Ponta, i ka bërë thirrje qeverisë së Rumanisë të njohë Pavarësinë e Kosovës, pasi sipas kryeministrit shqiptar, njohja e Kosovës është një çështje e sigurisë së hapësirës së përbashkët.

“Kërkesa ime e përsëritur është urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe ta ndihmojë të shohë më tutje në procesin e njohjeve. Njohja e Kosovës nuk është më një çështje bilaterale, por një çështje e sigurisë së hapësirës sonë të përbashkët. Të mos lejojmë që të tjera forca të mund të influencojnë në këtë hapësirë”- tha Rama gjatë vizitës së tij në Rumani.

Ai bëri me dije se është firmosur një projekt mes dy ministrive të Arsimit, për studentët shqiptarë që do të shkojnë të mësojnë në Rumani në fushën e IT-së. “Po shkojmë drejt finalizimit të një marrëveshjeje të parë, por jo të fundit, në fushën e bashkëpunimit për energjinë”- bëri me dije më tej Kryeministri shqiptar.

Ai foli edhe për mbështetjen që Rumania do të japë në projektin e përbashkët me Komisionin Evropian për ndërtimin e një rrjeti ekspertësh që do të ndihmojnë Shqipërinë në procesin e integrimit dhe në pregatitjen për çeljen e negociatave.

“Bëhet fjalë për ekspertë që e kanë bërë këtë proces në Rumani apo në vende të tjera dhe që janë të gatshëm të vijnë të punojnë në Tiranë”- ishin fjalët e z. Rama gjatë konferencës së përbashkët.

Duke e cilësuar në nisje të fjalës së tij Rumaninë si një vend mik me të cilin na lidh historia e kultura si dhe plotë emra të njohur e familjarë, kryeministri shqiptar kujtoi vizitën në Shqipëri më 8-9 mars të një viti më parë, të kryeministrit rumun Victor Ponta, me të cilin në atë periudhë u diskutua për rrugët e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Sot kam kënaqësinë të them se çka kemi folur ka filluar të kthehet në hapa dhe rezultate konkrete. Në atë kohë kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen sociale të shqiptarëve që punojnë në Rumani e të shtetasve rumunë që punojnë në Shqipëri”- tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =