PSE NUK KRYHET REFORMA NË RADIO TELEVIZIONIN SHQIPTAR

AktualitetKryesoreSociale
241
0
sample-ad

Nga: Mira KAZHANI * – U bënë dy vjet dhe askush nuk është në gjendje të japë një përgjigje preçize sepse kjo zvarritje me Radio Televizionin Publik. Aq më tepër që në 17 qershor të këtij viti përfundon edhe afati i fundit për dixhitalizimin e RTSH.

Qartë dhe dukshëm qeveria e Rilindjes nuk ka patur në rrezen e saj të interesit rilindjen e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Premtimet e kryeministrit Edi Rama për televizionin publik kanë qënë të natyrës së përgjithshme si p.sh: Do ja kthejmë RTSH publikut dhe do të realizojmë dixhitalizimin , ky i fundit një kusht nga BE.

U bënë dy vjet dhe askush nuk është në gjendje të japë një përgjigje preçize sepse kjo zvarritje me Radio Televizionin Publik. Aq më tepër që në 17 qershor të këtij viti përfundon edhe afati i fundit për dixhitalizimin e RTSH.

Tenderin për dixhitalizimin e ka fituar një kompani që përshkruhet nga ekspertë të fushës si prestigjioze dhe me përvojë: gjermania Rohder&Shwarc.

Por prej 5 muajsh pasi ka fituar tenderin ajo orvatet në negociata me Qeverinë për të firmosur kontratën, por më kot. Negociatat vazhdojnë pafund si endja e Penelopës duke ndezur dyshime të forta për lojëra preferencash e interesa televizionesh private.

Pse dhe kush nuk ka interes që RTSH të jetë e dixhitalizuar? Kujt i shërben? Pse po e çojnë TVSH-në drejt greminës duke çuar në lumë miliona taksa të paguara nga shqiptarët?

* Gazeta “Dita”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × one =