Shiheni shefin e Krimeve të Policisë së Pogradecit si e rreh një fëmijë (Video)

AktualitetKryesore
165
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_video link=”https://www.youtube.com/watch?v=HX1YXlag-8Q”][vc_column_text]Ndonëse familjarët u përpoqën ta sqaronin se banesa të cilën  ai ishte urdhëruar ta kontrollonte i  përkiste ish bashkëshortes së të kërkuarit, shefi Besnik Qevani tentoi të hynte me dhunë duke goditur fëmijën e mitur…

Ky është një tjetër rast që tregon se si sillen disa përfaqësues të Policisë së Shtetit. Janë një grup qytetarësh nga Pogradeci që kanë sjellë këtë video në redaksinë e televizionit “ABC News” pas videove që denoncuan dhunën e forcave të policisë ndaj qytetarëve.

Ky person është Besnik Qevani, shef i Krimeve të Rënda në Policinë e Pogradecit.

Me urdhër të prokurorisë kërkoi të ushtronte kontroll në banesën e një shtetasi me precedentë penalë. Ndonëse familjarët u përpoqën ta sqaronin se kjo banesë i përket ish bashkëshortes së të kërkuarit, Qevani tentoi të hynte me dhunë duge goditur të miturin.

Falë ndërhyrjes së dajës së minorenit, ia larguan fëmijën nga duart, Shefit të Krimeve në Pogradec i cili vazhdoi të ushtronte dhunë, këtë herë verbale ndaj qytetarit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × three =