Më në fund, Tirana-Partizani do të luhet në 12 mars në "Qemal Stafa"

Sport
252
0
sample-ad
tirana-partizani1 (1)

Derbi kryeqytetas ndërmjet Tiranës dhe Partizanit do të luhet pas dy javësh në tapetin e ri të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Komunikimi vjen nga FSHF e cila ka pranuar edhe akordin mes skuadrave. Skuadra e Partizanit ka pranuar kërkesën e Tiranës për të zhvilluar derbin në datë 12 mars në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Kane qënë tifozët e Partizanit ata që nuk kanë refuzuar këtë kërkesë të radhës, duke pranuar të jenë në “Qemal Stafa”.

Ky ndryshim nga ana e kampit të kuq erdhi mbrëm gjatë orëve të vona por edhe lobimi me miq të përbashkët afër presidentit kanë kthyer ndeshjen në “Qemal Stafa”, pasi ndeshja do të luhej në Peqin, ne nje fushe neutrale.

Mbyllja e stadiumit kryesorë dhe punimet në stadiumin tjetër “Selman Stermasi” sollën një bllokim të zhvillimit normal të ndeshjeve duke treguar që kryeqyteti nuk ka një stadim për ndeshjet e kampionatit dhe jo të pretendosh që të luaj kombëtarja.

Tani nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim datën 12 mars që tifozërit e të dyja skuadrava të zbukurojnë stadiumin e shkatëruar të kryeqytetit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + 12 =