I penduari i grupit të tritolit pranon marrjen e 20 mijë eurove, por jo vrasjen e biznesmenit

AktualitetKronikeKryesore
295
0
sample-ad
Një porosi nga burgu për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj në qytetin e Durrësit në vitin 2014, ka kushtuar 50 mijë euro. Edhe pse 20 mijë janë dhënë paradhënie, vrasja është kryer nga persona të tjerë. Faktet janë rrëfyer nga ana e Kristi Pines, bashkëpunëtorit të drejtësisë në një grup kriminal të dyshuar ai autor vrasjesh me pagesë dhe atentatesh me tritol, raporton “Panorama”.Emri i tij dhe të arrestuarit Aleksandër Gora janë vënë “në rreth” pas shpërthimeve të tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe në banesën e punonjësit të policisë Alfred Numani.Zyrtarisht emrat e tyre janë rregjistruar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, në një procedim të lidhur me atë të shpërthimeve të tritolit. Në lidhje me vrasjen e biznesmenit Murataj, Pine ka rrëfyer se porosia për vrasjen e tij ishte dhënë nga Admir Tafili dhe për këtë, do të paguhej 50 mijë euro, prej të cilave ka marrë paradhënie shumën 20 mijë euro.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =