Kosovë, arrestohen tre persona të dyshuar për terrorizëm

Aktualitet
230
0
sample-ad
Arrestohen tre persona të dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka arrestuar ditën e sotme tre persona të dyshuar për terrorizëm në rajonin e Gjilanit .

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë H.A i lindur më 1990, D.K i lindur më 1992 si dhe K.H i lindur më 1991. Ata akuzohen se kanë kryer vepra penale të terrorizmit, rekrutim, organizim dhe financim i tyre. Gjatë operacionit, po ashtu, ka pasur konfiskime të dokumenteve dhe pajisjeve të ndryshme si prova materiale.

Por nga ana tjetër, gazetaexpress ka mësuar se emri i plotë i të arrestuarit të parë në Gjilan është Hajrullah Aliu, imam i xhamisë së fshatit Verbicë e Kmetocit.

Imami Aliu ishte akuzuar se nga predikimet e tij të islamit radikal kishte ndikuar që 17 vjeçari Lirim Robelli të merrte rrugën për në Siri. Akuzat ndaj tij i drejtoj vet babai i Lirimit, Begzon Robelli, në një rrëfim ekskluziv për Express, pas arrestimit të djalit në Aeroportin e Prishtinës që me dokumente false tentoi të merrte rrugen për në Siri.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot më 27.02.2015, Policia  e Kosovës, respektivisht  Drejtoria Kundër Terrorizmit, në mbështetje dhe të njësive tjera relevante policore, në rajonin e Gjilanit dhe në Prishtinë ka realizuar një operacion policor me që rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar për terrorizëm.

Të dyshuarit janë:

1.      H. A.  viti i lindje 1990

2.      D. K.  viti i lindje 1992 dhe

3.      K. H.   viti i lindje 1991

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht:

·         Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit

·         Rekrutimi për terrorizëm

·         Shtytja për kryerjen e veprave terroriste

·         Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

·         Financimi i Terrorizmit”.

Gjatë operacionit si prova materiale janë konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa pajisje elektronike etj.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + 17 =