KLSH kallëzon 4 punonjës të ZVRPP Elbasan

AktualitetKronike
195
0
sample-ad
KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 4 punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.Pas një auditi të bërë nga KLSH, janë konstatuar shkelje të bëra nga R.P.  dhe 3 specialistë të ZVRPP, të cilët janë: J.V.  me detyrë jurist, Z.I.  me detyrë hartograf dhe A.K. me detyrë juriste.

Për të sipërcituarit, KLSH akuzon se në  mospërmbushjen e detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale, “Shpërdorim   detyre”. Gjithashtu është kërkuar largimi nga detyra për personat e sipërshënuar.

NJOFIMI I PLOTË I KLSH-së
Në 4 raste në Zonën Liqenore të Belshit janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues të lejeve të legalizimit, kur objektet, nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi ndodhen brenda sipërfaqes liqenore, madje të regjistruara më parë nga ZVRPP Elbasan në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme (KPP) në zërin kadastral “liqen”.

Në 5 raste janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues të lejeve të legalizimit, kur objektet e ngritura  nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi janë ndërtuar mbi pronë shtetërore të regjistruar më parë në pronësi të shtetit, kjo sipas regjistrimit në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme (KPP). ZVRPP Elbasan nuk ka vepruar me identifikimin, veçimin dhe regjistrimin në pronësi “shtet”, të  pasurisë të regjistruara më

tepër se AMTP, por ka pajisur familjet fermerë me dokument pronësie sipas sipërfaqes faktike në terren, edhe pse për këto pasuri nga Këshilli i Qarkut Elbasan, Komisioni i Ndarjes së Tokës është kërkuar zyrtarisht që familjeve fermerë tu hiqet sipërfaqja e tokës tepër,  e marrë mbi normën për frymë.

Në 9 raste janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), kur ka rezultuar se për regjistrimin e këtyre pasurive dokumentacioni tekniko-ligjor i përdorur për regjistrim është fotokopje e panjësuar  nga origjinali;

Në  një  rast në ZK 8522 qyteti Elbasan, është pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie përfituesi, për truall me sipërfaqe 497,60 m2,  kur dokumentacioni i pronësisë mbi truallin është për një sipërfaqe prej 150.09 m2, pra,  duke regjistruar më tepër se dokumenti, sipërfaqen prej 346,70 m2, e cila duhet të ishte regjistruar në favor të pronarit “shtet”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + thirteen =