I urtë dhe i sjellshëm, studionte në shkollën e Kishës në Angli, tifoz i Manchester, tani është njeriu më i kërkuar në botë

AktualitetKryesore
423
0
sample-ad
xhihadisiti xhon

Kush do ta mendonte se nga një djalosh i buzëqeshur përpara kameras dhe i sjellshëm me shokët e shkollës she të kishës, ai do të kthehej në tmerin e të gjithëve me vrasjet makabre që ai ka kryer para kameras duke kërcënuar vendet perëndimore. Ky djalosh që shihni në foto nga klasa e mesme në Britanin e Madhe nuk duket se ka ndonjë lidhje me Xhihadistin John.

I lindur në Kuwait, Mohammed Emwazi mbërriti në Britani kur ishte gjashtë vjeç, raporton gazeta britanike “Daily Mail”. Ai e përqafoi jetën britanike, luante futboll në rrugë dhe ishte tifoz i Manchester United. Fqinjët thonë se ishte një djalosh i urtë dhe i sjellshëm.

Ai ishte tip që studionte në shkollën e Kishës së Anglisë dhe ishte i vetmi mysliman në klasë. Në atë kohë, djali i shoferit të taksisë dukej më i interesuar në futboll se në Islam. Ai shkonte në xhami, fliste arabisht, por vishte rroba perëndimore dhe ishte një djalosh popullor.

Këtë ndryshim radikal të tij duke u kthyer në terroristin më të kërkuar në botë nuk arrijnë ta besojnë as ish-shokët e klasës. Kur ishte dhjetë vjeç, ai shkruante se loja që i pëlqen më shumë është “Time to Kill” (Koha për të vrarë) dhe libri i preferuar ishte “Si të vrasësh një monstër”.

I pyetur në atë kohë se çfarë donte të bëhej kur të ishte 30 vjeç, ai shkruante: “Do bëhem futbollist dhe do shënoj gola”. Ngjyra e preferuar ishte blu, kafsha e preferuar majmuni dhe filmi i preferuar vizatimor ishte seriali “Simpsonët”.

Ai kishte dy motra më të vogla. Nëna ishte shtëpiake dhe babai punonte taksist. Ata jetonin në një shtëpi të dhënë nga këshilli vendor. Pasi mbaroi shkollën fillore, ai shkoi në një akademi, të quajtur Quintin Kynaston, ku studioi me emra të tillë si modelja dhe këngëtarja Tulisa Contostavlos.

Atje nisi të merrej më shumë me fenë dhe vishte veshje tradicionale islamike. Motrat e tij nisën të veshin hixhab. Megjithatë mësuesit thonë se ai ishte një djalë që punonte shumë dhe krejt si adoleshentët e tjerë. Në universitetin “Westminister” ai nisi të radikalizohej më shumë. Shkonte në xhami të ndryshme dhe ishte i lidhur me Bilal el- Berjawi, që u vra në Somali në një sulm me dron.

Pas diplomimit, në gusht të vitit 2009, ai udhëtoi për në Tanzani me një grup miqsh. Atyre iu refuzua hyrja në vend dhe u rikthyen me një avion në Holandë, ku thuhet se u mor në pyetje nga një agjent i MI5. Ata e akuzonin se ai po tentonte që të shkonte në Somali për t’u bashkuar me radikalët e Al Shabaab.

Terror: Emwazi is believed to have been one of more than 700 foreign fighters in The Migrants Brigade who arrived in the Middle East three years ago to fight for the establishment of an Islamic caliphate

Ai i mohoi akuzat. Kur u kthye në Britani, një oficer e dhunoi dhe ai bëri një ankesë. Më vonë u arrestua dhe u akuzua për vjedhje biçikletash. Akuzat ndaj tij ranë. Autoritetet i refuzuan një kërkesë që ai të kthehej në Kuvajt dhe ai tha se ndjehej si i burgosur në Londër. Miqtë thonë se ai vazhdimisht fliste me pasion për të shkuar në Siri, sapo nisën trazirat.

Në vitin 2013 ndryshoi emrin dhe u zhduk nga shtëpia. Babai i tij u tha autoriteteve se ai kishte shkuar në Turqi për të ndihmuar refugjatët. Në fakt ai kishte shkuar në Siri, ku përfundoi si ekzekutuesi i maskuar i Shtetit Islamik, duke tronditur botën me barbaritë e tij.

Angelic: Mohammed Emwazi (left) pictured as a schoolboy in London. Today, he was revealed as the man behind the 'Jihadi John' mask (right)

Dy ndihmësmjekë britanikë, që e kishin takuar në Siri, thanë se ai dukej sikur nuk kishte frikë nga asgjë. “Ishte nga ata njerëzit që nuk ka asgjë për të humbur,” thanë ata. Pas zbulimit të identitetit të tij ka kritika të forta ndaj inteligjencës britanike se si u la ai të arratisej nga vendi, ndërsa ishte në listën e vëzhgimit.

Ai ishte në  listën e terroristëve të mbikqyrur nga Shërbimi britanik, por arriti të largohej për në Siri në vitin 2012.  MI5 dhe policia britanike mendohet se 12 herë kanë qenë afër tij, por gabimet e bëra e kanëlejuar xhihadistin John të arratiset./j.h

Bilal al-Berjawi (right) travelled freely between the UK and terror hubs in East Africa as he rose to prominence with al-Qaeda. He is believed to have radicalised Jihadi John (left) on his return visits to London

 

Horrifying: Jihadi John has featured in the execution videos of American journalists James Foley and Steven Sotloff, aid workers Alan Hennings and David Haines, 22 Syrian soldiers and Japanese journalist Kenji Goto (pictured)

 

Unmasked: ISIS executioner 'Jihadi John', pictured here with American journalist Steven Sotloff, has been identified as Mohammed Emwazi from London. Sotloff's family have called for him to be caught and tried

 

Home: Minicab driver's son Emwazi most recently lived at a flat in Queen's Park in west London On the scene: Police officers near the property where Emwazi once lived with his family

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 9 =