Tiranë, fëmija një vjeç ka humbur jetën në çerdhe

AktualitetKronike
257
0
sample-ad

Një fëmijë vetëm një vjeç ka humbur jetën në një çerdhe të Tiranës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme.

Nuk dihet se cilat ishin shkaqet e vdekjes së fëmijës, ndërsa trupi është çuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Mësohet se fëmija ishte ndier keq dhe ka humbur jetën ndërsa çohej në Pediatri.

Prindërit e tij janë njoftuar vetëm pas ngjarjes së rëndë. Sipas edukatoreve fëmija pati disa komplikacione.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fëmija ishte vendosur në gjumë nga edukatoret, por më pas nuk është zgjuar më. Po sipas këtyre burimeve nga stafi i edukatoreve nuk kishte evidentuar ndonjë shqetësim tek fëmija, si temperaturë etj.

Identiteti i tij është S.Prendi. Policia ndërkohë ka shoqëruar edukatoret e kopështit, për të marrë dëshminë e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − 4 =