Grimi që të tregon më të madhe në moshë

Tendence
283
0
sample-ad
Grimi që të tregon më të madhe në moshë

Plakja e fytyrës është një proces krejtësisht natyral, por dëshira e çdo femre është që të mbajë gjithmonë një pamje gjithmonë të re. Edhe me ndihmën e grimit, nuk ia del gjithmonë të tregosh më pak se mosha që ke, madje ndonjëherë bën edhe të kundërtën, kështu që ki parasysh disa rregulla bazë, të cilat do të të ndihmojnë për të qenë e kujdesshme.

Mos përdor shumë pudër
Gabimi më i madh i femrave është se mendojnë që sa më shumë krem pudër të përdorin, aq më shumë do ta rinojnë veten, por e vërtetë është e kundërta. Pudra, sado “të mbulojë” shenjat e pakëndshme të fytyrës, i jep asaj lodhje dhe bllokon poret, duke humbur në këtë mënyrë freskinë dhe natyralitetin. Këshillohet të përdorësh sa më pak pudër dhe një shtresë natyrale.

Shmang ngjyrat monotone
Shpeshherë, shumica e femrave janë të fiksuara në disa lloj tonesh neutralë, të cilave u qëndrojnë besnike, por ky është një veprim i gabuar. Ngjyrat dhe nuancat që nuk të thonë asgjë, mundohu t’i shmangësh, sepse të tregojnë më të madhe në moshë. Makijazhi duhet të ndryshojë herë pas here dhe është shumë e rëndësishme që të eksperimentosh gjithmonë. Përdorimi i ngjyrave të lehta në makijazh do të të ndihmojë të ndihesh më e freskët dhe më e re.

Mos përdor buzëkuq të errët
Edhe buzët e humbasin pjesë e tulit me kalimin e viteve, ndaj kur përdor ngjyra të errëta, nuk bën gjë tjetër, veçse i shton vetes edhe ca vite më shumë. Është mirë që të përdorësh ngjyra të lehta për të treguar freski dhe ëmbëlsi edhe në buzë.

Kujdes me lapsin e zi dhe rimelin
Lapsi i zi, prej kohësh nuk është më i aq i përdorur për grimi, madje thuajse i eliminuar. Zakonisht, kur sytë i lyen me laps të zi dhe, aq më tepër, nëse është i theksuar, pamja të tregon më të madhe dhe formën e syrit e zvogëlon. E njëjta gjë edhe për rimelin. Qerpikët bëhen më të hollë me kalimin e kohës, kështu që nëse i ngarkon me rimel, ata tentojnë të bien poshtë. Të japin një pamje të përgjumur dhe bëjnë që sytë të duken më të vegjël.

Mos harro kremin hidratant
Me kalimin e moshës, lëkura ka tendencë gjithmonë e më shumë të thahet, ndaj për ta eliminuar këtë, është mirë që të kujdesesh për ta mbajtur të hidratuar, shkruan revistaclass. Përdorimi i kremrave hidratantë është i nevojshëm jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 12 =