Çelsi firmos një tjetër kontratë faraonike

Sport
271
0
sample-ad

Sikur të mos mjaftonin milionat e bosit Roman Abramoviç, skuadra e Çelsit ka siguruar një tjetër kontratë faraonike nga sponsorat.

Blutë e Londrës kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me “The Yokohama Rubb Company”, një kompani që prodhon goma makinash.

Ata do t’i japin Çelsit 55 milionë euro në vit për të vendosur emrin e tyre në bluzat e Çelsit.

Kontrata do të jetë për 5 vjet që do të thotë se Çelsi do të përfitojë plot 275 milionë euro.

Vetëm Mançesteri fiton më shumë në Angli nga sponsorat, plot 72 milionë euro në vit.

Që nga sezoni i ardhshëm në bluzat e Çelsit do të shihet emri i Yokohamas në vend të Samsung.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 4 =