Çfarë e shtyti deputetin Braçe ti bërtiste ministrit Bushati: "Pse qesh, ke mësuar të qeshësh?!" etj.

AktualitetKryesorePolitike
187
0
sample-ad
brace-bushati-473x197

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend nga deputeti i PD­-së, Arben Ristani, i cili po ironizonte me sherret në mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve Tom Doshi e Ben Blushi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka nisur të qeshë. Më herët, të njëjtin gjest ironizues Bushati e kishte bërë dhe gjatë fjalimit të deputetit socialist Xhemal Qefalia, i cili po fliste për rrezikun që po i kanosej vendit nga ISIS, shkruan ‘Panorama’. Në një kohë që Bushati po qeshte, Erjon Braçe ka bërtitur me zë të lartë, duke thënë: “Hë ore ministër, pse qesh?! Ke mësuar të qeshësh ëëë?!”. Ndërkohë që Bushati nuk reagoi duke thënë “Jo, jo”. Braçe e ka vijuar ironinë ndaj ministrit duke thënë: “Jo po thashë”. Në këtë diskutim ka ndërhyrë dhe demokrati Helidon Bushati, i cili ka kërkuar nga ministri të përgjigjet:”Hë o Bushat përgjigju, pse rri? Apo t’i përgjigjem unë…(Qesh)”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + 13 =