Zbulohet identiteti i xhihadistit "John", është student londinez

Aktualitet
150
0
sample-ad

Zbulohet identiteti i xhihadistit Xhon, i cili ka kryer ekzekutimet barbare me prerje koke të gazetarëve amerikanë Steven Sotloff dhe Xhejms Folei, ndihmës mjekëve britanikë dhe amerikanë Heine dhe Kassig, por dhe taksistit Henning.

Ai është Muhammed Emvazi, një 27 vjeçar me origjinë nga Kuvajti i lindur në Britani. Identiteti i tij është zbardhur për mediat nga shërbimet inteligjente britanike.

Ato bëjnë me dije se Emvazi ka jetuar në pjesën perëndimore të Londrës. Muhammed Emvazi është në krye të listës së terroristëve më të kërkuar të ISIS nga shërbimet britanike.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë të ditur se kur kanë kuptuar identitetin e tij, por kishin vendosur të mos e bënin publik më herët për mos pengimin e hetimeve.

Ai ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në moshën gjashtë vjeçare ku është rritur në një familje të shtresës së mesme. Sipas të afërmve ai falej rregullisht në një xhami në juglindje të Londrës.

Në vitin 2006 ai është përpjekur të luftojë edhe përkrah grupimit islamik somalez, Al-Shabab, madje ka udhëtuar në Tanzani me dy miq duke u thënë familjarëve se po shkonte për një safari.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − one =