Deputeti socialist Tom Doshi prish paqen me kryeministrin Rama, paralajmëron dridhjen e themeleve të maxhorancës qeverisëse

AktualitetKryesorePolitike
263
0
sample-ad
“Do ti them Edi Ramës se që sot e tutje nuk ka më paqe mes meje dhe tij. Do të shikojmë se kush do fitojë. Kur të flas unë do t’i dridhen themelet atij dhe mazhorancës…Po pasuron një grup njerëzish rreth vetes…”.
Deklarata edhe më të forta ka dhënë sot deputeti socialist Tom Doshi.

“Ne premtuam fushatë për ujitjen për çdo bimë, ndërkohë në Shkodër nuk kanë ujë me pi. Unë i kam thënë që “nuk vi më për fushatë në Shkodër nëse nuk vendoset ujësjellësit. Do i them Ramës që sot e tutje nuk ka më paqe mes meje dhe tij, dhe do shikojmë kush do fitojë. Kur të flas unë do t’i dridhen themelet atij dhe mazhorancës. Unë përfaqësoj elektoratin e Shkodrës, kam drejtuar të gjitha zgjedhjet, do jem në grup, dihen fitores e mazhorancës. Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës do ta shikojë në zgjedhjet lokale. Tash sa ka filluar lufta, nuk kam gjë personale me të. Ekonomia është me keq se në kohën e Berishës. Po pasurohen një grup njerëzish rreth vetes.

Do të jem një kritik më aktiv sesa kam qenë në opozitë. Nuk kam lidhje me zotin Berisha, e din Rama që dhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar me mua. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërbim.

Përjashtim nga grupi? Unë kërkoj transparencë nga Rama se ka premtuar që nuk do ketë korrupsion, lidhje nepotike që në 1 vit e gjysëm kanë kaluar 4 vjetëshin e Berishës.

Facebook Comments

Website Comments

  1. Shuplaka
    Reply

    Po pak turp nuk ka ky qelbesire qe nder kohe qe populli akoma s’po gezon frutet e votes se tij, ky shkon dhe i bie fyellit te Saliut? Kjo eshte aleanca me e qelbur qe Rama duhet t’i gjeje anen, pasi me bandite nuk mund te qeverriset vendi.

POST A COMMENT.

2 × 5 =