Tiranë, tentojnë të grabisin argjendarinë, tremben nga shitësi

AktualitetKronike
203
0
sample-ad

Dy persona kanë tentuar të grabisin një argjendari në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Policia ka parandaluar grabitjen dhe është në ndjekje të dy personave që tentuan ta grabisnin argjendarinë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po hetojnë mbi ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake nga policia gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Dy personat të cilët mbanin në duar sende të forta kanë hyrë në argjendari ku janë pikasur menjëherë nga shitësi.

Pasi kanë parë shitësin teksa ulej nën banak dy grabitësit janë trembur dhe janë larguar menjëherë nga ambientet e argjendarisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × five =