Tiranë, kapet grupi i vjedhjeve të automjeteve, sekuestrohen disa armë (VIDEO)

AktualitetKronike
182
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_raw_html]JTNDZGl2JTIwaWQlM0QlMjJmYi1yb290JTIyJTNFJTNDJTJGZGl2JTNFJTNDc2NyaXB0JTNFJTI4ZnVuY3Rpb24lMjhkJTJDJTIwcyUyQyUyMGlkJTI5JTIwJTdCJTIwJTIwdmFyJTIwanMlMkMlMjBmanMlMjAlM0QlMjBkLmdldEVsZW1lbnRzQnlUYWdOYW1lJTI4cyUyOSU1QjAlNUQlM0IlMjAlMjBpZiUyMCUyOGQuZ2V0RWxlbWVudEJ5SWQlMjhpZCUyOSUyOSUyMHJldHVybiUzQiUyMCUyMGpzJTIwJTNEJTIwZC5jcmVhdGVFbGVtZW50JTI4cyUyOSUzQiUyMGpzLmlkJTIwJTNEJTIwaWQlM0IlMjAlMjBqcy5zcmMlMjAlM0QlMjAlMjIlMkYlMkZjb25uZWN0LmZhY2Vib29rLm5ldCUyRmVuX0dCJTJGYWxsLmpzJTIzeGZibWwlM0QxJTIyJTNCJTIwJTIwZmpzLnBhcmVudE5vZGUuaW5zZXJ0QmVmb3JlJTI4anMlMkMlMjBmanMlMjklM0IlN0QlMjhkb2N1bWVudCUyQyUyMCUyN3NjcmlwdCUyNyUyQyUyMCUyN2ZhY2Vib29rLWpzc2RrJTI3JTI5JTI5JTNCJTNDJTJGc2NyaXB0JTNFJTNDZGl2JTIwY2xhc3MlM0QlMjJmYi1wb3N0JTIyJTIwZGF0YS1ocmVmJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ3d3cuZmFjZWJvb2suY29tJTJGdmlkZW8ucGhwJTNGdiUzRDkxMDgxMTkxODk2ODk2OCUyMiUyMGRhdGEtd2lkdGglM0QlMjI0NjYlMjIlM0UlM0NkaXYlMjBjbGFzcyUzRCUyMmZiLXhmYm1sLXBhcnNlLWlnbm9yZSUyMiUzRSUzQ2ElMjBocmVmJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ3d3cuZmFjZWJvb2suY29tJTJGdmlkZW8ucGhwJTNGdiUzRDkxMDgxMTkxODk2ODk2OCUyMiUzRVBvc3QlM0MlMkZhJTNFJTIwYnklMjAlM0NhJTIwaHJlZiUzRCUyMmh0dHBzJTNBJTJGJTJGd3d3LmZhY2Vib29rLmNvbSUyRnB1bmV0ZWJyZW5kc2htZS5nb3YuYWwlMjIlM0VNaW5pc3RyaWElMjBlJTIwUHVuJUMzJUFCdmUlMjB0JUMzJUFCJTIwQnJlbmRzaG1lJTNDJTJGYSUzRS4lM0MlMkZkaXYlM0UlM0MlMkZkaXYlM0U=[/vc_raw_html][vc_column_text]Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë, mbrëmjen e djeshme ka arrestuar dy shtetas të cilët janë autor të dyshuar të një sërë vjedhjesh të realizuar në Tiranë, në kohë e vende të ndryshme.

 

– Altin Nikoll Ndoci, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të narkotikëve,
– Sazan Agim Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë,

Gjatë kryerjes se veprimeve proçeduriale është bërë e mundur dokumentimi dhe zbulimi i ngjarjeve të pazbardhura më parë, ku autorët dyshohet se armët dhe sendet e paligjshme, i shërbenin për të realizuar në kohë vjedhjet e automjeteve apo ngjarje të tjera për të cilat ende po hetohet.

Mekanizmi i vjedhjes, i përdorur nga këta shtetas ishte përmes ndezjes së mjeteve përgjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez Benz.

Përgjatë momenteve të arrestimit të tyre, në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, autorët e dyshuar ishin duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targa AA 942 KB, ku pas një kontrolli të imtësishëm iu gjendën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana,
– një revolver me mulli,
– maska të ndryshme me ngjyrë të zezë,
– Doreza të ndryshme,
– dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë,
– Jelek taktik multifunksional,
– Një sërër çelësash automjetesh të ndryshme,
– Tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”,
– Shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive,
– Telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.

Pas një pune hetimore është arritur dokumentimi ligjor si vijon:
1. Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,
2. Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.
3. Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.
4. Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.
5. Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.
6. Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.
7. Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.
8. Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.
9. Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.
10. Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

Në ngarkim të tyre u kryen veprimet hetimore dhe proçedurale, ku njeherazi materialet iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Sigurim i mjeteve për vjedhje” si dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 278, 279, 134/25, 247, 242 dhe 142 të Kodit Penal.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + eleven =