
Rama: Ligj për fillimin e studimeve të larta për efektivët, shndërrojmë policinë
“I japim fund një periudhe shkatrimtare të edukimit dhe laboratorit ku rriten dhe zhvillohen kapacitetet njerëzore në funksion të policisë.”-deklaroi kryeministri Rama nga ambientet rikonstruktuara të Akademisë së policisë ku duke folur për Ligjin për fillimin e studimeve të larta për punonjësit e policisë, theksoi se “Kemi trashëguar policinë me nivelin më të ulët arsimor në Kontinent dhe me moshën mesatare më të lartë. Kjo qendër synon transformimin e këtij realitetit duke e shndërruar me një moshë në mesataren evropiane, në një formimim me mesataren evropiane”
Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi se në vitin 2014 pati 18 herë më shumë aplikime se sa një vit më parë, gjë që sipas tij ishte një sinjal i qartë i rritjes së besimit.
“Kalimi nga një epokë kur marrja në polici ishte një lëmoshë partiake, në një epokë kur futja në polici është një betejë ku mund të bësh dhe marrësh më shumë falë kontributit tënd. Nëse duam një polici të suksesshmeduhet përgjegjësi mbi supe.”- tha Rama.
Rama: Mirënjohje për fondet e BE, por duhet të japin shumë më tepër në luftën ndaj krimit
Kryeministri Rama ndërsa shprehu mirënjohje për fondet e dhëna nga BE për policinë e shtetit theksoi partnerët ndërkombëtarë duhet të japin më tepër, pasi lufta kundër krimit të organizuar nuk është më lokale, por ndërkombëtare.
“Duhet të na japin shumë tepër, jo se ne jemi më të mirë, por se besojmë se lufta me krimin e organizuar në këtë hapësirë dhe në rajon nuk është vetëm lufta jonë pasi krimi i organizuar nuk është më lokal. Krimi sofistikohet në mënyrë të jashtëzakonshëm. Është një problem i përbashkët. Aq më tepër nëse është i implikuar me formën më barbare siç është terrorizmi. Më shumë do të bëhet për forcimin e një partneriteti me vendet e BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë që do të ketë një vlerë të dyfishtë. Me shumë mirënjohje për këtë financim të BE, me shumë dëshirë që këto të shkojnë duke u rritur. Uroj studentët të kësaj akademie sukses dhe sa më shumë vullnet për të përballuar sfidën për të qenë pjesë e një vendi që synon të bëhet pjesë e një vendi Evropian.”- tha Rama.
POST A COMMENT.