Si t’i trajtoni shenjat e para të plakjes?

Tendence
328
0
sample-ad
Si t’i trajtoni shenjat e para të plakjes?

Të ndiheni mirë në lëkurën tuaj nevojitet një kombinim i vetëbesimit dhe vendosmërisë, por edhe e ashtuquajtura, “punë me vetveten”. Në një periudhë të caktuar kohore e gjejmë të vështirë për të lëvizur në hap me idealet e bukurisë, por në qoftë se me të vërtetë kjo është e rëndësishme për ju, ka disa mënyra për të trajtuar me sukses shenjat e para të plakjes.

– Vetullat e holluara: Siç shpjegon Jessica Wu, një dermatologe dhe profesoreshë në universitetin e Kalifornisë Jugore në Los-Anxhelos, vetullat e holluara shpesh dinë të jenë pjesë e procesit të plakjes, edhe pse kjo situatë ndodh shpesh për shkak të çrregullimeve hormonale si hipotireoza. E vetmja ndihmë që mund të siguroni janë produktet për rritjen e flokëve, kurse këtë duhet të bëni në konsultim me mjekun tuaj. Edhe pse produktet e tilla janë gjithmonë të lidhura me rënien e flokëve, ndihmojnë edhe me rritjen e qimeve të tjera të trupit. Mos prisni rezultate brenda natës, kurse deri atëherë përdorni lapsin për theksimin e vetullave.

– Grimi na bën më të vjetër: Shumë e gra në moshë të shtyrë vërejnë se duken më të vjetra kur përdorin grim, veçanërisht kur aplikojnë pudër. Problemi është në atë se pudrat përmbajnë silikon, i cili di mirë të ngjitet në pore dhe madje duke i bërë ato edhe më të theksuara. Ky është një problem i madh sepse asnjë grua nuk dëshiron të duket e lënë pas dore dhe sigurisht se është vështirë kur grimi pengon në vend se të ndihmojë. Ajo çfarë mund të ndihmojë janë pudrat me bazë ujin, kurse në rast aplikimi është e rëndësishme të largohet teprica me pecetë letre.

– Qeskat: Me kalimin e moshës, qeskat e errëta rreth syve shpesh bëhen më të theksuara. Ky është vetëm një tjetër proces në të cilin lëkura rreth syve bëhet më e hollë me kalimin e moshës, kurse kapilarët bëhen më të dukshme. Këtë problem mund ta lehtësoni ashtu që të përpiqeni për të kompensuar kolagjenin dhe të forconi lëkurën me kremra nate ​​për zonën e syve që përmbajnë retinol dhe vitaminë A. Gjithashtu mund të përdoren korrektorët, kurse nuancën më të mirë mund ta fitoni nëse përzieni disa hijezime që realisht i përshtaten tenit tuaj.

– Lëkura e lëshuar në fytyrë: Vitet lënë gjurmë duke zhdukur elasticitetin, kurse lëkura e fytyrës bëhet më e lëshuar. Ajo, ndër të tjera, ndodh në vazhdim e sipër edhe për shkak se humb yndyra nën lëkurë, duke lëvizur për në zonat e preferuar të trupit, të tilla si në bel. Përveç kremrave që do t’i ndihmojnë lëkurës për të rikthyer vitalitetin, e vetmja gjë që mund të bëni janë injeksionet me botoks dhe mbushës. Nëse vërtetë jeni serioze në lidhje me të, konsultohuni te mjeku sepse shumë gra kanë pasur një përvojë të pakëndshme dhe madje të rrezikshme me këto procedura.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − 6 =