Qeveria vendimon prangat për ata që nuk kanë shlyer faturat e OSHEE-së, u fal miliardat e borxhit institucioneve të veta

EkonomiKryesore
269
0
sample-ad

Në fletoren zyrtare të datës 23 shkurt 2015 është botuar vendimi i qeverisë që bën me dije shuarjen e detyrimeve të krijuara ndaj OSHEE, deri më 31.12.2014, nga institucionet që financohen prej buxhetit të shtetit. Vlera e tyre shkon në nëntë miliardë lekë.  

Ndërsa rastet e atyre që përfundojnë në pranga për shkak të energjisë po bëhen gjithmonë e më tronditëse, qeveria nuk duket e prerë me vetëndëshkiimin. Kryeministri Edi Rama është treguar në dukje i prerë ndaj atyre personave që për faj të tyre apo të mënyrës korruptive të funksionimit të administratës së korporatës e kanë shmangur pagesën e energjisë elektrike, ndërkohë që nuk ka vepruar me pot ë njejtën rreptësi me institucionet buxhetorë. Sipas një raportimi të televizionit “ABC News”, ndaj këtyre institucioneve, shefi i qeverisë është treguar dorëlëshuar, duke ja zeruar shlyerjen e detyrimit.

Duke sjell si fakt botimin në fletoren zyrtare të datës 23 shkurt 2015 të vendimit, “ABC News” thotë se: Detyrimet e krijuara deri më 31.12.2014 nga institucionet buxhetore dhe institucionet që financohen nga buxheti, ndaj shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) të shuhen deri në vlerën 9 000 000 000 (nëntë miliardë) lekë. OSHEE, në cilësinë e kreditorit, jep pëlqimin për këtë shuarje”.

Subjektet që përfshin vendimi janë KESH, OSHEE dhe Ministria e Financave, të lidhura me njëra tjetrën me një zinxhir borxhesh të pashlyera parash të taksapaguesëve shqiptarë.

Vendim u’a fal detyrimet që kanë ndaj OSHEE-së edhe komunave e bashkive debitore, borxhi i të cilave deri më 31 dhjetor 2014 rezulton të jetë 269 milionë lekë, duke shënuar kështu faljën e dytë që qeveria u bën institucioneve të paguara me paratë e taksave të shqiptarëve. Falja e parë është bërë në vitin 2014, kur Qeveria vendosi tu shuajë atyre detyrimet prej 4 miliardë e 447 milionë lekë. Shumë kjo që, ashtu si edhe për 9 miliardët më të fundit, nuk u ndëshkua askush prej drejtuesve përgjegjës, nuk u arrestua askush dhe asnjëherë nuk u ndërpre energjia elektrike në zyrat e këtyre institucioneve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + 9 =