Prej nga vijnë europianët? Zbulohet një grup i tretë misterioz

Kuriozitete
237
0
sample-ad
Prej nga vijnë europianët? Zbulohet një grup i tretë misterioz

Deri tani shkenca ka gjetur se ata t’i përkasin vetëm dy grupeve të cilat u vendosën fillimisht në kontinent, por çuditërisht duket se ka pasur edhe një të tretë.

Nga cilat troje vijnë të parët tanë? Një grup i studiuesve në Universitetin e Tübingen, Gjermani, dhe Harvard Medical School, kanë ndjekur gjurmët gjenetike të lëna në Evropën Qendrore nga lëvizjet migratore që kanë ndodhur afërsisht midis 8000 dhe 7000 viteve më parë.

Duke krahasuar ADN e shumë eshtrave të lashta njerëzore që gjenden në Gjermani, Luksemburg dhe Suedi me gjenomin e njerëzve të gjallë sot, kanë arritur në një përfundim të habitshëm: rrënjët e evropianëve mund të gjurmohen në tre, dhe jo vetëm në dy fise stërgjyshore, siç mendohej deri tani.

E para përfshin grupin e gjuetarëve dhe mbledhësve tashmë i vendodhur në Evropë. Që nga viti 5500 pes, duke gjykuar nga të dhënat gjenetike, regjistrohen sulme në Europë nga popullsi që vinin nga Lindja e Afërt.

Me ta, erdhën në kontinent bujqësia dhe blegtoria, ato i kanë fillimet e tyre rreth 11 mijë vjet më parë në Azi. Pellgu i tretë i gjeneve, të cilat ende ndodhen në qelizat tona, rrjedh nga një grup misterioz që popullonte pjesën veriore të Euroazisë dhe lidh gjenetikisht evropianët me banorët origjinalë të Amerikave.

Mbërritja e tyre në Evropën Qendrore datohet nga shkencëtarët në një epokë që pasoi mbërritjen e fermerëve aziatikë. Këto grupe pastaj janë përzierë.

Megjithatë ende sot mund të gjenden disa dallime në përbërjen gjenetike midis popujve të ndryshëm të Europës: evropianët e Veriut kanë më shumë gjene të gjuetarëve (lituanezët arrijnë edhe 50%), Europianët jugorë, në të kundërtën, kanë një pjesë të madhe të pasurisë gjenetike si fermerë, siç pohon bashkëpunëtori në projektin e Harvardit, Losif Lazaridis.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − sixteen =