Kuvendi miraton pr/ligji "Për Policinë Ushtarake", dhe Denada Priftin si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

AktualitetPolitike
229
0
sample-ad
kuvendiii

Kuvendi ka miratuar me  76 vota pro, 30 kundër dhe nje abstenim Denada Prifti si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me votimin e Priftit, plotësohen të gjitha vendet vakante ne kupolën drejtuese të Bankës së Shqipërisë.

Denada Prifti ishte kandidatura e maxhorancës për të qenë Guvernatore e bankës, por ajo u refuzua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Pas këtij refuzimi Denada Prifti i propozua nga qeveria për të qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës; dhe për këtë arsye u ndryshua edhe ligji pasi prifti ka nënshtetësi gjermane.

Më 74 vota pro parlamenti miratoi prolektligjin për “Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura”, që synon krijimin e një shërbimi policorë profesional në ushtri, i bazuar në merit dhe integritet moral.

Gjithashtu deputetët miratuan dhe projekrvendimin për një shtesë në organikën e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), që do të ndikojë në mirëfunksionimin e kësaj strukture.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + four =