Akuza e Berishës: Ke përvetësuar fonde publike..! Përgjigja e Kokëdhimës: Erdhe në politikë i varfër, për tu pasuruar me…

AktualitetKryesorePolitike
181
0
sample-ad
koqo1

E ashpër ka qenë replika midis deputetit Sali Berisha dhe Koço Kokëdhimës në seance parlamentare të ditës së sotme. Ndërsa Berisha e ka akuzuar homologun e tij socialist se ka përvetësuar fonde publike, ndërkohë që ka qenë mandatuar si deputet, shkelje flagrante kjo e Kushtetutës, Kokëdhima është kundërpërgjigjur.

Unë jam pasuruar nën qeverinë e Saliut dhe Fatosit. Duke qënë kundërshtar i tyre. Më luftuan të dy, se urrenin mirëqënine  e këtij populli. Më luftuat si botues, por unë i qëndrova besnik qytetarëve dhe lexuesve. Asnjë herë nuk më mposhtët dot. Ti erdhe në politikë i varfër, për tu pasuruar me pushtetin. Unë erdha në politikë i pasur, jo për tu pasuruar. Unë s’kam frikë nga asnjë dhe askush, ti ke frikë për ato që bëre në pushtet. Dy fjalë për mocionin që ke shpërndarë me shpifje fund e krye. Pretendon se një nga kompanitë e mia ka përfutuar fonde nga buxheti i shtetit. Dua të them se jam krenar për këtë kompani, që është vepër e një pune mbi 16 vjet. Keni shpërndarë informacionin  sipas të cilit Abissnet ka përfituar 150 herë nga shteti. Në bazë të këtyre dokumenteve ju pretendoni se kjo kompani ka përfituar një shumë prej 925 mijë lekë. Që nga dita që unë jam shpallur deputet e deri kur kjo kompani është shpitur, nuk është bërë asnjë kontratë me shtetin. Më tregoni një kontratë të vetem. 0 kontrata, 0 lekë, 0 përfitime. Këto kontrata që flisni ju janë nënshkruar përpara se unë të shpallem deputet. Këto klientë kanë qënë ndër vite klientë të kësaj kompanie. Nuk do implikohesha as dhe për 900 milionë dollarë. Jam pastërtor dhe ndaj të kam qëndruar përballë ty zotëri. Të kujtohet zoti Sali kur e mbushe administratën me injorantë. Shite Shqipërinë” deklaroi Kokëdhima.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit demokratë Sali Berisha. “Duhet t’i them zotit Koço që i paska kursyer kohë kuvendit, ja c’më shkruan një punonjës i yti, më thotë sa vijon: Si punonjës i Kokëdhimës për 10 vite, ju ve në dijeni se aksionet e Abssnetit ia ka transferuar kryefinanciarit për 15 vjet, Ylli Alimema. Sa për këta i merr e i con nga Tajvani te Sofra e Ariut i deh dhe nuk mbron interesat tuaja o qytetarë, jam këtu unë për të mbrojtur interesat tuaja. E njëjta gjë thuhet për Endri Pukën ish-drejtorin i tij që e bëri drejtor të Albpetrolit që i sjell miqtë e Kocos e i punëson në Albpetrol, pra këshilla ime per ty Koco eshte këshillohu me Beqen, kaq kam me ty unë, ti nuk je më deputet. Ke përvetësuar fonde publike në thyerje flagrante të Kushtetutës e ke marrë mandatin për të mbrojtur krimet që ke kryer në mjedis, sarajet 20 metra nga buzë deti në Qeparo, për të mbrojtur pallatet te sheshi Gensher, paudhësitë e tua në vend, edhe ligjin e legalizimit të apartamenteve që u bë për bregdetin, për të legalizuar kullat e Kocos në Himarë, për të legalizuar ndërtimet e tjera të paligjshme”.

Dekarata e ish-kryeministrit Berisha, ka detyruar edhe njëherë socialistin Kokëdhima të marri përsëri fjalën dhe të hedhi poshtë të gjitha pretendimet e tij. “Sali të them që ti je dështuar, edhe këtë e di gjithë dynjaja. Unë nuk dal nga politika pse thua ti, ti do ikësh shpejt e pa kthim nga ky Kuvend e nga politika, unë do jem për shumë kohë, do punoj për qytetarët e për zhvillimin bashkë me shokët e mi për ta burgosur politikën tënde të injorancës në qelitë e memories së popullit që masakrove ti në 25 vite, edhe në 21 qershor do humbësh 5­0 në zonën time, mbaje mend, kështu do humbësh në gjithë Shqipërinë. Unë nuk bie në moçalin tënd, e nuk bëj atë që ke bërë ti, të përgojosh fisin, njerëzit e mi, ndërtimet e tyre të bëra nën qeverisjen tënde, dhe nuk përfshihem kurrë në batakun tënd e të shpifjeve as për ty e as për kundërshtarët e mi politikë, nuk të them ty për gjithë këto dështime se je një plak i paaftë, se paaftësia konsiderohet e metë fizike e nuk është ne etikën time të vë në dukje një të metë, por për sjelljen e bërë në këtë kuvend, të them: Sali nuk je plak i lartë”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 2 =