Ja konfliktet e familjes Gjuta me Saimir Tahirin

AktualitetKronikeKryesore
553
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia e Shtetit tashmë mendon se ka siguruar prova që implikojnë Vladimir Gjutën dhe pjesëtar të tjerë të familjes së tij, në vendosjen e eksplozivit në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe atë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Po çfarë prova janë siguruar dhe pse mendohet se familja Gjuta, me origjinë nga Kukësi, ka sulmuar familjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Referuar të dhënave paraprake, dyshohet se me anë të përgjimeve ambientale, telefonike dhe vëzhgimeve të ndryshme janë siguruar prova materiale, që implikojnë të dyshuarit në kryerjen e këtyre akteve terroriste, raporton ABC News. Vetë ministri, ditën e shpërthimit tha se eksplozivi ishte një mesazh për atë për shkak të detyrës.

Por çfarë e lidh Vladimir Gjutën me policinë?

 

muhedin gjuta

Mësohet se fillimisht, përplasja e para e policisë pas ndryshimit të qeverisë ka ndodhur në prill të vitit 2014, kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ankohet pranë presidentit për ndryshimin e masës së sigurisë për Vladimir Gjutën dhe nipin e tij, tashmë të shpallur në kërkim, Baftjar Brukën.

Në atë kohë ata kanë qenë të dyshuar për tentativë vrasje të disa personave në Kukës. Përplasja e dytë me policinë mësohet se ka ndodhur në qershor të vitit 2014, pas vrasjes së Artan Santos. Pronarët e lokalit “Vila Gjuta” në Tiranë kanë refuzuar t’i japin policisë kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e vrasjes.

Në shtator të vitit 2014, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, në një aksion në zonën e ish- Bllokut ndaluan dhe arrestuan tre persona, që lëviznin me mjete të blinduara (VIDEO POSHTE). Të dy makinat u bllokuan dhe personat u shoqëruan në polici. Një prej tyre ishte Vladimir Gjuta, që më pas u lirua.

Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se policia tatimore ka zbritur në biznesin që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, por pas kërcënimit ata janë larguar nga lokali. Më datën 6 dhjetor, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, Vladimir Gjuta u arrestua pas një sherri me efektivët e policisë rrugore.

Gjuta dyshohet se ka kundërshtuar forcat e rendit dhe u arrestua pak metra më tej. Po atë ditë efektivët e tatimeve kanë bërë edhe kontrollin e biznesin nën shoqërimin e forcave të mëdha të policisë.

Për këtë incident, ai u mbajt në qeli për rreth 20 ditë ku u lirua nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Masë, e cila është ende në fuqi për ngjarjen e 6 dhjetorit. Gjithashtu mësohet se pas atentatit të dështuar ndaj Emiljano Shullazit në afërsi të Qafë Kasharit, efektivët e FNSH-së kanë bërë kontroll në bizneset dhe banesën e Vladimir Gjutës.

Policia ka ushtruar kontroll edhe ditën e atentatit të dështuar në Durrës ndaj Ardian Trotës, i cli mbeti vetëm i plagosur.

Këto dhe shumë kontrolle të tjera të policisë ndaj familjes Gjuta, mendohet se kanë qenë shkak që pjesëtarët e kësaj familjeje të organizojnë vendosjen e eksplozivit në farmacinë e Bashkim Tahirit, si një mesazh për ministrin e Brendshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − 3 =