Irani hedh në erë “aeroplanmbajtësen e SHBA-së” (Video)

AktualitetKryesore
206
0
sample-ad

Ushtria e elitës së Iranit me më shumë se një duzinë anijesh të shpejta të pajisura me raketa sot kanë realizuar një sulm të improvizuar ndaj një kopje të një aeroplanmbajtëse amerikane, dhe që është transmetuar në televizinion shtetëror iranian.

Manovra e forcës elite të Gardës Revolucionare të vendit kanë ndodhur në kanalin e Hormuzit pranë hyrjes strategjike jetike të Gjirit Persik, ku edhe janë dislokuar edhe anijet perëndimore të cilët janë të angazhuara në luftën kundër ISIS-it.

Stërvitja është quajtur “Profeti i Madh 9″ dhe u zhvillua në afërsi të ngushticës së Hormuzit, ku u shfaqen anije të shpejta të pajisura me radarë, sistemet e komunikimeve elektronike, raketa me precision të lartë me rreze veprimi deri në 25 kilometra, raketa anti-anije me rreze të mesme, mina detare, mitralozë të rëndë, raketa tokë-ajër, nëndetëse, helikopterë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =