Identifikohet shqiptari i përfshirë në skandalin botëror të fshehjes së parave në bankën zvicerane “HSBC”

AktualitetKryesore
228
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24308″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Më në fund është arritur të zbardhet edhe emri i shtetasit shqiptar, i cili rezultonte të ishte present në listën e personave të klasit VIP, të zbuluar nga i etiketuari si “Swissleaks”, që është edhe skandali më i fundit i përmasave gjithëbotërore.

Në këtë listë, krahas aktorëve e yjeve hollivudian, mafiozëve, kartetele, mbretërve, sportistëve, këngëtarëve etj., Shqipëria rezultonte të ishte prezente, me vetëm një person, por me sasi parash në masën zero. Dukuri kjo, sipas autorëve të investigimit gazetaresk, që shpjegohej me faktin se për vendet me më pak se katër emra nuk jepeshin hollësi të mëtejshme, ose edhe për qënien shqiptar të personit të mbetur në anonimitet nga që ndoshta është konsideruar i parendësishëm.

Pohim ky i bërë, ditët e para të shpërthimit të skandalit dhe sjelljes së tij në mediumet shqiptare, por i identifikuar dhe bërë publik nga gazeta “shqiptarja.com”. E cila ka publikuar se identiteti i shqiptarit në fjalë është Andis Harasanin, ish-deputet i Partisë Socialiste, i larguar nga vendi drejt Amerikës vite më parë.

Para se të bëhej deputet, në kohën e qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, Andis Harasani ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike shqiptare (KESH), që përveç të tjerave menaxhonte edhe tenderat e blerje-shitjeve të energjisë elektrike, ku përfshieshin edhe firma zvicerane. Por KESH i asaj kohe ishte bërë tabelë qitjeje edhe për shumë abuzime të tjera me blerje aparaturash, transformator etj., paisje të domosdoshme për të bërë të mundur mbajtjen e rrjetit furnizues me energji elektrike.

Duke përfituar nga skrupoloziteti i aplikimit të të ashtuquajturit “sekreti bankar”, depozituesit VIPA gjithëbotërore kishin depozituar të ardhura të konsiderueshme në sportelet e bankës zvicerane “HSBC”, për të shmangur detyrimet ndaj shteteve të tyre.

Lidhur me procesin e fshehjes së depozitave në “HSBC” bank po publikojmë më poshtë edhe një shkrim të botuar në të përditshmen presticioze italiane “Corriere della Sera” e të sjellë në shqip nga gazeta “Lajm”.

SKANDALI “SWISSLEAKS”:

Nga mbretërit dhe kartelet, tek yjet e Hollywoodit

 

Zbulimet skandalozë në bankën zvicerane që po trondisin botën. Investigimi i 60 organeve të shtypit, me 180 miliardë Euro evazion që nxjerrin zbuluar bankierë, aktorë, këngëtarë, biznesmenë, mbretër. Si edhe “zinxhirin e artë” të Osamës dhe Al Kaedës, kartelet meksikanë të drogës dhe llogaritë e sirianëve

 

E përditshmja franceze, “Le Monde” ka nxjerrë dje në internet një pjesë të përmbajtjes së një investigimi shumë të madh që ka për qëllim të zbulojë një sistem të evazionit fiskal botëror, i cili është kryer falë shërbimeve të bankës britanike “HSBC”, përmes filialit të saj zviceran “Hsbc Private Bank”, me qendër në Gjenevë. Nën emrin “SwissLeaks”, “Le Monde” dhe pothuajse 60 organe shtypi ndërkombëtarë, nën koordinimin e konsorciumit të gazetarisë investigative “Icij” me qendër në Uashington, kanë zbuluar se afro 180 miliardë Euro kanë kaluar në Gjenevë mes nëntorit 2006 dhe marsit 2007 e që i përkisnin më shumë se 100 mijë klientëve.

Lista Falciani

Ish punonjësi i bankës Herve Falciani i kishte dhënë autoriteteve franceze një listë me afro 3000 emra evazorësh fiskalë francezë. Zbulimet e rinj shtojnë emrat e të gjithë personave të përfshirë në të gjithë botën, në sistemin e ngritur prej bankës britanike. Mes tyre aktorët John Malkovich dhe Gad Elmaleh, mbreti i Marokut Mohammed VI dhe ai i Jordanisë Abdullah II, këngëtarët Phill Collins dhe Tina Turner, sportistët Fernando Alonso dhe Valentino Rossi, Flavio Briatore dhe stilisti Valentino, aktorja Joan Collins dhe modelja Elle McPherson, bankieri spanjoll Emilio Botin i Banco Santander. Konsorciumi “Isij” saktëson se prania e disa emrave në investigim nuk nënkupton automatikisht që ata kanë kryer shkelje, apo që nuk e kanë rregulluar pozicionin e tyre me qeveritë respektive.

Mbrojtja e bankës

E pyetur nga gazeta britanike The Guardian, banka Hsbc ka pranuar se ka patur sjellje të parregullta nga ana e filialit zviceran, por është përpjekur të mbrojë imazhin e vet duke theksuar se për shumë vite pas blerjes në 1999 nga Hsbc Private Banka e Gjenevës, ka mbetur në thelb e pavarur në brendësi të grupit dhe kjo nënkuptonte “standarte shumë më të ulët sa u përket kontrolleve”. Një prej aspekteve më interesantë të investigimit është se demonstrohet përhapja në masë e sistemit të evazionit fiskal: njerëzit e famshëm përdorin të njëjtat metoda të profesionistëve të lirë, tregtarëve të armëve apo eksportuesve të diamantëve kontrabandë, si dhe personazheve të dyshuar se financojnë terrorizmin e Al Kaedës.

Zinxhiri “i artë” i Osamës

Në mars të vitit 2002, pak muaj pas atentateve të 11 shtatorit, forcat speciale boshnjake hynë me forcë ne “Fondacionin Ndërkombëtar të Bamirësisë” në Sarajevë ku gjetën një dosje me titullin “Historia e Osamës”, që përmbante njëzetë emra, që konsideroheshin financierët më të rëndësishëm të al Kaedës. Atij rrjeti iu vu emri “Zinxhiri i artë”. 13 vjet pas atij zbulimi, investigimi i SwissLeaks zbulon se ata personalitete me shumë ndikim në Arabinë Saudite bënin kalimin e parave përmes filialit zviceran të Hsbc. Sipas të përditshmes së Zyrihut, Tages-Anzeiger, në të paktën tre raste banka ka vazhduar të bëjë biznes me persinalitete të dyshuar publikisht se financonin terrorizmin islamik.

Kartelet e drogës

Banka e Gjenevës mendohet të ketë patur një rol më pak të vetëdijshëm në marrëdhëniet e biznesit mes një bande trafikantësh të ekstazisë në Atlanta të SHBA dhe një tregtari izraelit armësh. Këto përmes kontakteve mes karteleve meksikanë të drogës. Duke parë sasinë e jashtëzakonshme të njerëzve të përfshirë dhe trafiqet e tyre, duhet supozuar se Hsbc Private Bank nuk ka ndërhyrë në biznese, por qëllimisht ka hequr dorë nga kontrolli i ligjshmërisë së tyre, edhe atëherë kur disa sinjale duhej të kishin ndezur alarmin.

Llogaritë siriane

Kushëriri i diktatorit sirian, Bashar al Assad Rami Makhlouf mbante në vitin 2006 shumë llogari pranë Hsbc të Gjenevës, në një total prej 27 milion Euro. Në vitin 2008 u akuzua nga Departamenti Amerikan i Thesarit se ka qenë në qendër të një rrjeti korrupsioni në Siri, në 2011 u fut në listën e zezë të personaliteteve të goditur nga sanksionet e BE dhe në 2013 nga ata të Zvicrës. Vëllai i tij, Eyad Makhlouf është përfshirë në akte dhune ndaj popullsisë civile. Në vitin 2006 kishte një llogari me 1.3 milionë dollarë dhe në dossierin e tij, i hapur në 2000, një funksionar i Hsbc kishte shkruajtur: “Ai është kapiten i ushtrisë”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − four =