EUROPA LEAGUE,Përfundon faza e parë e eleminimeve direkte. 5 Italianet në fazën e ardhshme.Nesër shorti

Sport
221
0
sample-ad
uefa-europa-league-hymne-officiel

 

Përfundon faza e 1/32 të Europa League. Italianet buzëqeshin 5 fishtë. Liverpoolin e tradhëtojnë penalltitë.Feynoord-Roma karakterizohet nga episdoet arbitrare dhe raciste.

ORA 18:00/19:00
D.Moscow 3-1 Anderlecht (Kozlov,47;Yusupov,64;Kuranyi,90+5/Mitrovic,29).Dinamo e Moskës arrin të shfrytëzojë faktorin fushë . Arrihet kualifikimi ndaj ekipit të Besnik Hasit në pjesën e dytë.Edhe pse ishin miqtë belg që hapën shifrat e sfidës,rusët arritën të merrnin frenat e lojës duke arritur dhe kualifikim.
Zenit 3-0 PSV (Rondon.28,67;Hulk,48).Zenti konfirmon fitoren e arritur në Hollandë një javë më parë. Kësaj rradhe është i trefishtë rezultati në favor të rusëve të cilët shënojnë në dy pjesët.Dopietë për Rondon .Gol dhe Assist për Hulk. PSV humbet dhe një penallti me Luuk de Jong.
B.Gladbach 2-3 Sevilla(Xhaka,19;Hazard,29/Bacca,8;Vitolo,26,79). Edhe pse luhej në Gjermani Gladbach nuk arrin dot një rezultat pozitiv. Sevilla e cila kishte fituar sfidën e parë 0-1 nuk humbet as në transfertë. Golin e gjen dhe Granit Xhaka në pjesë e parë por në minutën e 68′ ai largohet me të kuq.
Besiktas 1-0 (5-4 p) Liverpool(Arslan,72).Liverpool largohet i turpëruar nga Turqia. Skualifikim tepër i turpshëm për Redsat të cilët vinin me pretendime në këtë kompeticion.Janë penalltitë që tradhtojnë anglezët. Lovren ,mbrojtësi kroat humbet penalltinë e fundit që i jep biletën për fazën tjetër Besiktas.
D.Kiev 3-1 Guingamp(Teodorczyk,31;Buyalskyy,46;Gusev,75/Mandanne,66).Dinamo Kiev kthen sfidën e vajtjes ndaj surprizës Guingamp. Rezultat 3-1 që i mundëson një kualifikim të pastër dhe tepër të drejtë në letër për shkak të emrit që ka ky klub ukrainas.
Fiorentina 2-0 Tottenham(Gomes,54;Salah,71).Tottenham nuk ndal dot tabunë angleze të Artemio Franchit. Bie ekipi i Pocchettinos 2-0 ndaj një super Fiorentine.Realizojnë dyshja magjike Gomez-Salah në pjesën e dytë. Gola kualifikimi për ekipin e parë italian që kualifikohet sonte.
Inter 1-0 Celtic(Guarin,88).I ngelur me 10 lojtarë që në pjesën e parë Celtic nuk mund të bëjë cudinë në San Siro.Inter fiton në fund pas një supergoli nga Guarin. Rezultati 3-3 në Skoci ishte tepër favorizues për djemtë e Mancinit.
Legia 0-3 Ajax(Milik,11,43;Viergever,13).Për hollandezët e Ajax transferta polake është tepër e thjeshtë sesa ajo në shtëpi. Fitore e pastër 3-0 e arritur brenda 45 minutave.
Salzburg 1-3 Villarreal(Djuricin,18/Vietto,33,76;Dos Santos,79).Salzburg nuk e kthen dot rezultatin e sfidës së vajtjes me Villarreal. Edhe pse shënojnë të parët Villarreal arrin të administrojë lojën duke shënuar 3 herë.
Ath.Bilbao 2-3 Torino(Iraola,44;De Marcos,61/Quagliarella,16;Lopez,45+3;Darmian,68).Fitoren dhe kualifikimin ndaj Bilbaos nuk e arrin dot Napoli për në Champions League por e arrin Torino në europa League. Fitore e madhe në transfertë.Fitore 2-3 e cila i jep biletën e tretë kualifikuese për ekipet italiane.
C.Brugge 3-0 Aalborg(Vazquez,11;Oulare,64;Mbombo,74)
Everton 3-1 Y.Boys(Lukaku,25;30;Mirallas,42/Sanogo,13)
Napoli 1-0 Trazbon(De Guzman,19).Mjafton një gol i De Guzman për statistikë dhe Napoli bëhet ekipi i katërt që shkon në fazën tjetër si ekip italian.Fitorja 0-4 i dha komoditetin ekipit partenopenë të luante një ndeshje “stërvitore” me Trazbon.
Olympiakos 2-2 Dnipro(Mitroglou,14;Dominguez,90/Fedeckyj,22;Kalinic,90+2).
Sporting 0-0 Wolfsburg.
Feynoord 1-2 Roma.(
Manu,57/Ljajic,45+2;Gervinho,60). Ndeshje që e kalon limitin e sfidën së ndezur.Tifozët holandezë 90 minuta në këmbë për ekipin e tyre dhe më së shumti për të protestuar.Roma dominon dhe e gjen golin 1 minutë para fundit të pjesës së parë me Ljajic. Në fillimin e pjesës së dytë Feyenord mbetet me 10 lojtarë. te Vrede lë holandezët me 10 lojtarë pas ndërhyrjes brutale ndaj Manolas. Pas disa episodesh raciste ,kartoni i kuq ndezi tifozët holandezë dhe bëri që arbitri kryesor të ndërprente ndeshjen.Ndërpreje e zgjatur rreth 10 minuta. Në rikthimin në fushë i sapofuturi Manu shënon në një përballje tek e tek me portierin e Romës. Në topin e parë të Romës pas golit të vendasve  shënon Gervinho.E njëjta skemë me të njëjtët protagonistë,Torosidis-Gervinho.Ndeshja nuk ndryshon më shumë dhe Roma prek fazën e ardhshme si ekipi i 5-të italian.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 11 =