Durrës, dështon grabitja e parave të postës, plagosen dy roje

AktualitetKronikeKryesore
260
0
sample-ad

 

Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një automjet të Postës Shqiptare e cila po transportonte lekët e pensioneve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit të sotëm pranë filialit të postës në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit.

Mes grabitësve dhe rojeve private të postës ka pasur të shtëna armësh. Dy prej rojeve janë goditur me qytën e armës, duke i lënë ata të plagosur. Një prej rojeve të sigurisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Policia u vu në ndjekje të grabitësve, të cilët ishin me motorë dhe kishin vënë kaska, duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre.
Në ndjekje të tyre është vënë edhe policia rrugore deri në një pikë të caktuar e më pas ka humbur gjurmët e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 5 =