Deputetja Vokshi e cilëson testimin Beqaj skemë të revolucionit kinez maoist, duke i sugjeruar dorëheqjen për të rilindur

AktualitetKryesorePolitike
260
0
sample-ad
beqajvokshi

“Është një revolucion i madh, guximi i bluzave të bardha për të kundërshtuar të keqen, testimi mbetet tentativa më e paskrupullt e Ministrit, i cili kërkon skemat e revolucionit të Mao-s…”.

 

Parlamenti u përfshi nga debatet për testimin e mjekëve dhe infermierëve dhe mbetjet spitalore. Por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka këmbëngulur se testimi i bluzave të bardha është i domosdoshëm, duke vazhduar me argumentin bajat se ai nuk prek marrëdhëniet e punës së infermierëve, duke përfshirë pagën dhe të drejtën për ushtrimin e profesionit.Por me të ka replikuar deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila u shpreh: “Për testimin foli drejtësia. Ti je i pezulluar, hesht e mos fol më”.

Sipas ministrit, 26 përqind e mjekëve nuk kanë arritur t’i marrin në 5 vjet kreditet e nevojshme dhe nëse për 6 muaj nuk përfshihen në testim, nuk do të mund të vijojnë profesionin e tyre. Duhet të merremi seriozisht për të bërë përpjekjet maksimale, që deri në mes të prillit të shpallim programet që ata duhet të mësojnë dhe në tetor të arrijmë zgjidhjen.

Por deputetja demokrate u shpreh se “Është një revolucion i madh, guximi i bluzave të bardha për të kundërshtuar të keqen, testimi mbetet tentativa më e paskrupull i Ministrit që kërkon skemat e revolucionit të Mao-s.”- tha Vokshi. Duke iu drejtuar ministrit Beqaj, ajo tha se ke katër alternative:

“1- Kërko ndjesë publike.

2-  Jep dorëheqjen.

3 – Merr avokat për mbrojtje.

4 – Mos u mërzit “ce la vie”.”

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u përgjigj edhe për mbetjet spitalore duke kundërshtyar se nuk është e vërtetë që mbetjet hidhen në kosha, por riciklohen.

Deklarata e tij u kundërshtua nga deputetja e PD, Albana Vokshi e cila këshilloi ministrin dhe më pas të jepte dorëheqjen.

PD denoncoi shkeljet në ministrinë e Shëndetësisë. Me urgjencë mbylli autoklava, hidroklava pranë qendrave spitalore për të favorizuar tenderat për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore që me dijeninë e ministrit përfundonin në zona të banuara dhe në Adriatik. Ju keni abuzuar aq sa drejtësia nuk mund të rrijë më e heshtur“, theksoi deputetja Vokshi.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Beqaj i cili theksoi se:

Pasi u përpoqët të shpikni një ngjarje të rremë, sot thatë një gjë të pavërtetë. mbetjet nuk hidroklavohen. Në spitalet tona mbetjet i nënshtrohen procesit të hidroklavimit, dhe më pas kthehen në mbeturina urbnane dhe trajtohen si mbeturina urbane të tjera. Sot mund të ketë në kazanë shiringë, por ato kanë kaluar në hidroklavë”.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 1 =