Volkswagen Sport Coupe Concept GTE në Panairin e Gjenevës [foto]

Auto
262
0
sample-ad

Volkswagen së shpejti, në Panairin e automobilave në Gjenevë, do të promovojë Volkswagen CC i cili sipas paralajmërimeve do të paraqitet në vitin 2016, ndërsa ka burime që thonë se ai do të arrijë në vitin 2017.

Si paralajmërim për VW gjatë marsit në Panairin e Gjenevës do ta prezantojë konceptin e ri të automobilit. Ai është Volkswagen Sport Coupe Concept GTE, e tash për tash të qasshme janë disa vija zyrtare të tij sikur dhe disa detaje bazë.

Pra, Sport Coupe Concept GTE ka stajling sportiv në raport me Passatin standard, e me gjatësinë 487 cm, 7 cm është më i gjatë sesa Volkswagen CC aktual.

Sport Coupe Concept GTE ka sistemin lëvizës hibrid, me kombinim motorin gjashtë cilindrash benzinë dhe dy elektromotorë.

Forca e kombinuar e sistemit ka më shumë se 350 kuaj fuqi, e është e mundshme vozitja edhe me lëvizje elektrike (deri në 50 km). Sa i përket shpenzimit të karburantit, kjo veturë, sipas shënimeve nga VW, është 2.0-litra në 100 kilometra.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + one =