Tom Doshi sërish akuza: Ndryshime në qeveri, ministrat janë konsumuar

AktualitetKryesorePolitike
161
0
sample-ad
doshi

Ka vijua edhe ditën e sotme me akuza deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi ndaj qeverisë, dhe më kryesisht ndaj kabinetit të ministrat. Në përfundim të mbledhjes së radhës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Doshi është shprehur se sipas tij, kjo qeveri, pjesë e së cilës është edhe ai, ka nevojë për ndryshime.
Sipas deputetit Doshi, shumë ministra janë konsumuar, dhe për këtë fakt, ka nevojë për ndryshime në kabinetin qeveritar. Por ai ka shtuar se ky nuk është një problem i tij personal, por një problem i bazës së Partisë Socialiste, e cila kërkon ndryshime në qeveri.

“Ka ardhur koha për ndryshime në qeveri. Kjo sepse shumë ministra janë konsumuar, dhe prandaj duhen ndërrruar. Ku
është shqetësim i bazës së PS dhe jo vetëm problemi im personal.  Kolegët bënë gabim që nxorrën këto gjëra nga mbledhja e grupit, e ditës së djeshme.” tha deputeti Tom Doshi

Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Doshi është ankuar pasi sipas tij disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën. Doshi kërkoi që Rama të shkarkojë ata ministra që kanë performancë të dobët pune si dhe mungesë të theksuar bashkëpunimi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + 1 =