Tiranë, përplasen dy urbanë më njeri-tjetrin, shoferi ishte i dehur

AktualitetKryesore
1.1K
0
sample-ad

 

Përplasen dy autobus të transportit publik me njëri-tjetrin sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku autobusi i Kasharit është përplasur me atë të Kinostudios, në dalje të stacionit të përbashkët të tyre në këtë zonë.

Nga aksidenti i ndodhur janë plagosur lehtë disa prej pasagjerëve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë ndaluar dy drejtuesit e urbanëve.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se shoferi i autobusit të Kasharit, gjatë testit të alkoolit, ka rezultuar i dehur, me një masë prej rreth 0.7% alkool. Për këtë arsye, është vendosur heqja e liçensës dhe patenta e drejtuesit të autobusit të Kasharit.

Nga ana tjetër, hetimet kanë zbuluar se gjatë aksidentit, shoferi i urbanit të Kinostudios nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit. Për këtë arsye është vendosur pezullimi i patentës për 1 vit, për drejtuesin e urbanit të Kinostudios.
Sipas policisë, gjendja e dehur e shoferit të autobusit të Kasharit si dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesit të autobusit të Kinostudios, ka sjellë edhe përplasjen mes tyre.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + twenty =