TAKIMI JO-RASTËSOR I BLUSHIT ME TOM DOSHIN

Editorial
243
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24364″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Arbër DALMATI

Ben Blushi dhe Tom Doshi edhe pse janë në të njëjtën parti politike, vështirë se mund të takohen. Por ngjau që kësaj jave u takuan për problemet që u lidhën me kritika ndaj qeverisë, por që vijnë nga brenda PS. Blushi është politikani i njohur si oponent përballë kryeministrit Edi Rama,oponencë të cilën e shpreh përgjithësisht përmes shkrimeve.

Ai u vu në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit politik pasi në një artikull të sjellë prej mediave online kritikoi Kryeministrin për masat e forta shtrënguese dhe, së fundi, për nevojën që propozimet e kandidatëve për kryetarë bashkish duhet të kalojnë nga Grupi parlamentar i PS-së.

Fill pas këtyre kritikave të Blushit, deputeti me namin e të kamurit, por jo për qëndrime dhe deklarata të forta politike, Tom Doshi befasoi. Në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së deputeti Doshi përdori fjalorin e të fortit dhe në mungesë të Kryeministrit i vuri ministrat e kabinetit aktual në sulmin e tij verbal. Madje, sipas zërave nga grupi i deputetëve, kritikat e tij në zhargon ilustroheshin me personazhet e filmave me Pablo Escobarin, serialin e mafias dhe grupeve kriminale të organizuara që kanë bërë histori dhe epokë në Kolumbi.

Tom Doshi, pas mbledhjes, pyetjes së gazetarëve të shtypit të shkruar iu përgjigj:” Unë gjërat që kam i them hapur atje ku duhet brenda PS-së. Ka disa që veprojnë ulët, nuk flasin, por i marrin dhe i shpërndajnë nëpër media duke u fshehur e duke shfrytëzuar emrin tim dhe qëndrimet e mia”. 

Takimi jo rastësor Blushi-Doshi, në një kritikë ndaj qeverisë, nuk ka kurrësesi lidhje me dëshirën apo nevojën e Blushit. Eshtë një rastësi apo thjesht nevojë për të eklipsuar kritikën dhe protagonistin që ka të gjitha mundësitë për jetëgjatësi mendimi dhe investimi politik?

Kritikat e Tom Doshit kanë lidhje me disa ministra dhe disa drejtorë të lartë të administratës dhe Ekzekutivit që drejton kryeministri Edi Rama. Janë të shprehura me gjuhën e tij të palatuar, por që serviren si shqetësime socialistësh në bazë. Ndërsa kritika Blushi është e rafinuar dhe therrëse. Ajo është thellësisht analitike dhe i referohet raportit dhe produktit të qeverisjes me realitetin dhe shoqëqrinë. Blushi atakon reformat e pretenduara të qeverisë Rama, duke i cilësuar ato si masa shtrënguese.

Nga ana tjetër, Blushi sjell në kujtesë të kryeministrit problemet e demokracisë së përfaqësimit dhe zgjedhjes, të demokracisë në forume dhe të emërimeve pasi kalojnë në instancat politike të Partisë. Sikundër nuk druhet të shqyrtojë edhe problemet që mbart raporti me aleatin e PS-së në qeverisje, LSI-në e Ilir Metës dhe përfaqësimi i socialistëve në nivelet e administratës.

Takimi jorastësor mes Blushit dhe Tom Doshit, të cilët i ndajnë shumë e shumë bnrendi dhe i bashkon vetëm një përkatësi e rastësishme partiake, të le shijen e një manovre politike brenda PS-së për të eklipsuar fenomenin Blush, si fenomen të cilësuar djallëzisht nga plaku i politikës Berisha si “Cipras i Shqipërisë”. Sidoqoftë, takimi ndoshta jorastësor I Blushit përmes kritikave me Tom Doshin, ka ndëshkuar padashur jo qeverinë, por fillesën e shfaqjes së re të Blushit në përballje me kryeministrin dhe qeverisjen Rama-Meta. shtypi.net[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 19 =