Si të shpëtoni nga getat e grisura

Tendence
242
0
sample-ad
Si të shpëtoni nga getat e grisura

Getat e grisura janë një problem i madh për ne femra, por ekziston një mënyrë për t’i ruajtur ato.

Çdo javë keni nevojë për geta të reja? Getat e grisura janë një problem i madh për ne femrat. Përveç sikletit që të sjell ecja në rruga me një palë geta të grisura sepse ti nuk e ke vënë re një gjë të tillë dhe e kupton vetëm kur është shumë vonë, është dhe një shpenzim i tepërt parash për të blerë një palë të reja për shkak të një fijeje të dalë që më pas merr udhën në të gjithë gjatësinë.

Por ekziston një mënyrë për t’i ruajtur ato.

Pasi i keni blerë getat e reja, futini ato në ujë dhe shtrydhini më pas për të hequr ujin e tepërt. Futini në një qese plastike dhe vendosini në ngrirje në frigorifer përgjatë një nate. Në mëngjes nxirrini dhe lërini të thahen në temperaturë ambienti, shkruan Anabel.

Kjo do t’i shpëtojë ato nga grisja për një kohë të gjatë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × two =