Procesi i Frrokut për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, ekspertiza niset drejt Kapshticës

AktualitetKronikeKryesore
252
0
sample-ad

Grupi hetimor nisi eksperimentin automobilistik nga Tirana në Kapshticë, i cili po kryhet nga dy shoferë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të vërtetuar nëse i akuzuari Arben Frroku e ka përshkuar këtë segment për tre orë, sikurse ka pohuar gjatë seancave të marrjes në pyetje.  Eksperimenti i grupit hetimor bëhet pasi Froku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt, ka dhënë si alibi se në kohën kur u shënua krimi ndodhej në Kapshticë duke u larguar për në Greqi. Pavarësisht kundërshtimeve nga ana e organit të akuzës, detyra iu besua dy shoferëve të Gjykatës, shtetasve Florian Damzi dhe Ilia Koçollari. Arsyeja e kundërshtimit ishte pretendimi i Prokurorisë që, eksperimenti të kryhej nga persona të çertifikuar dhe që të kenë aftësi të mira në drejtimin e mjetit, në kushte të ndryshme klimaterike. Akuza deklaroi se, ky eksperiment është një farsë dhe  nuk do ta pranojë të bëhet pjesë , për shkak se edhe nuk garanton asnjë siguri fizike. Por nga ana tjetër, organi i akuzës nisi dy prokurorët Njazi Seferi dhe Ened Nakuci, për ekspertizë me grupin që do të përshkojë rrugën nga vendi i vrasjes së Dritan Lamajt dhe deri në Korçë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 9 =