Pesë gabimet me flokët e lyer

Tendence
271
0
sample-ad

Pesë gabimet me flokët e lyer

Gabimet që bën zakonisht kur lyen flokët.

Flokët e lyer, ndryshe nga flokët natyralë, kërkojnë më shumë kujdes dhe trajtim, sepse pas lyerjes, flokët nuk janë më në gjendjen e mëparshme, bëhen më të ashpër, pavarësisht bojës bimore apo trajtimeve estetike që mund t’u kesh bërë herë pas here.

Mos i lyej në parukieri joprofesioniste
Flokët ashpërsohen, sidomos në rastet kur nuk i lyen tek një profesionist, madje mund të pësojnë dëme të mëdha, deri në djegie ose këputje. Zakonisht, pjesa më e madhe e femrave nuk gjejnë rehat me flokët, ndryshojnë vazhdimisht parukier, duke harruar që kjo është në dëm të shëndetit të flokëve, edhe për shkak të ndryshimit të bojës.

Mos përdor bojë me çmim të lirë
Këtu, mbi të gjitha duhet të bësh kujdes më bojën që zgjedh. Asnjëherë mos u josh nga çmimi i lirë, por as nga ambalazhi. Ji e kujdesshme për të zgjedhur bojë nga firma të miratuara nga tregu profesionist. E mira është të jetë bojë bimore, sepse pas lyerjes, flokët janë të shëndetshëm, por eliminon edhe rastet e alergjive.

Mos bëj kalime ekstreme
Nuk janë asnjëherë të këshillueshme. Dëmi më i madh që mund t’u shkaktosh flokëve janë kalimet ekstreme nga njëra bojë në tjetrën (nga e kuqja në të zezë, nga bionde në zeshkane). Në këto raste, flokët dhe skalpi mund të pësojnë dëme të pariparueshme. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa ngjyra moderne me flokë të dëmtuar. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk janë aq problematike sa janë ndryshimet e shpeshta të ngjyrave.

Mos përdor bojëra minerale
Flokët që janë të lyer me bojëra të ndërthurura minerale janë pa ndriçim, të ashpër dhe të dëmtuar. Bojërat minerale nuk përdoren nga profesionistët, shkruan revistaclass. Prandaj, para se të zgjedhësh bojën, lexo me kujdes mënyrën e përdorimit dhe nëse nuk je në gjendje ta kuptosh, këshillohu më parë me një parukier profesionist.

Mos i laj flokët shpesh
Flokët duhet të lahen jo më shpesh se çdo 2-3 ditë. Dhe bëj kujdes që pas lyerjes, t’i lash më shampon përkatëse për flokë të lyer dhe t’i trajtosh me balsamin e tipit të flokut. Çdo javë trajtoji flokët edhe me ampula për flokë të lyer, në mënyrë që të ulësh përqindjen e alkoolit. Një herë një dy javë përdor maskë hidratuese dhe çdo tre muaj prit majat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − five =