Kujdes nga pijet e gazuara, ja nga çfarë rrezikoheni

Shendeti
247
0
sample-ad
Kujdes nga pijet e gazuara, ja nga çfarë rrezikoheni

Zbulimi që lidhet me konsumin e përditshëm të pijeve me gaz është shumë interesant dhe përbën interes për të gjithë ata që konsumojnë qoftë edhe një pije të tillë në ditë.

Konsumi i një pije të gazuar dhe me sheqer në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri. Ata që kanë zbuluar këtë lidhje mes kancerit dhe pijeve të gazuara kanë qenë kërkuesit në “John Hopkins Center for a Livable Future”.

Studimi ka treguar se 44%-58% e amerikanëve mbi 6 vjeç , mund të jenë të ekspozuar ndaj mundësisë për tu prekur nga tumori apo kanceri, edhe nëse konsumojnë një kanoçe me pije të gazuar në ditë.

Ai që rrit rreziqet është ngjyruesi i përdorur për tu dhënë tonalitetin portokalli apo kaf të disa pijeve të gazuara, e cila mund të prodhojë një agjent kancerogjen prej 4 MEI (metilimidazoli)

. “Konsumuesit e pijeve të gazuara janë të ekspozuar nga rreziku i kancerit për shkak të ngjyrosësve që ndodhen tek këto pije, për tu dhënë atyre vlera estetike”,- ka shpjeguar mjeku Keeve Nachman, një nga autorët e studimit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 7 =