Kryebashkiakët e vjetër po nxirren nga loja

KomentOpinion
262
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”23245″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Aleksandër ÇIPA

Historia me drejtësinë në një proces të tejzgjatur dhe me rikthime, e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, duket se është sipari i një cikli që lidhet me disa prej emrave më të njohur të kryetarëve të bashkive që kanë më shumë se dy mandate në qeverisje. Nisi me Shpëtim Gjikën dhe natyrisht që prodhoi një episod, i cili ende nuk është mbyllur, për interpretime dhe diskutime politike e elektorale në Vlorë. Kjo marrëdhënie politike e krijuar pas arrestimit të figurës më dominante të dekadës, në jetën politike dhe atë qeverisëse të qytetit më të rëndësishëm të bregdetit jugor, Vlorës, mbetet ende komplekse dhe me ndikime në disa aspekte.

Ndërsa koha kalendarike e fushatës për zgjedhjet e reja vendore është ngushtuar tepër, brenda Partisë Socialiste edhe pse nuk është hapur debati për shqyrtimin e kandidaturave, po zien një kapitull i ri interesash dhe dallimesh, përplasjesh dhe dasish. Ky kapitull parashikohet të bëhet më kompleks pasi të miratohet në marrëveshjen e pritshme Rama-Meta ndarja e “byrekut” të njësive të reja administrative në krejt vendin. Një ndarje e vështirë dhe natyrisht me mundësi të madhe ndikimesh në raportet brenda së majtës dhe sidomos mes grupeve të interesit që e dominojnë të majtën dhe krejt përfaqësimet e saj.

Në këtë vështirësi, efektin e vet sjell edhe situata e preferuar prej udhëheqësish për të vënë në siklet tërheqjeje dhe pretendimi, kryetarët e bashkive që kanë më tepër se dy mandate në qeverisje. Emrat kanë nisur të përmenden shpesh në lajme. Pas Shpëtim Gjikës dhe dorëheqjes së Artan Shkëmbit, një proces i tillë është paralajmëruar për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, atë të Gjirokastrës, Flamur Bime, e ndoshta mund të ketë edhe të tjerë në ditët e afërta.

Procese të tilla që më shumë se krijojnë dilema për të nesërmen e kryebashkiakëve të vjetër të vendit në raport me drejtësinë, po vlejnë si insinuata për vetëtërheqje apo qëndrim larg pretendimeve për mandate vijuese.

Largimi i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, me dorëheqje nga foltorja e selisë qendrore të PS-së, katër muaj para mbylljes së mandatit ligjor, la shijen e një tërheqjeje të mirëpeshuar ndoshta prej tij, por të shumëdiskutuar në publik. Kjo dorëheqje ka lënë hapësirë për hamendësime të ndryshme si për kërcënim me padi dhe probleme me drejtësinë, ashtu edhe për një vetëzgjedhje rehatie dhe zënien e një karrigeje në administratën qendrore. Madje në këto hamendësime dhe debat është përfshirë edhe oponenti potencial i Kryeministrit Rama, politikani Ben Blushi, i cili haptas e ka cilësuar këtë dorëheqje si “braktisje e detyrës” dhe ka shkuar më tej se: “Mendoj se Rama duhet të konsultohet me grupin e PS për kandidatët”.

Më ndryshe duket situata dhe raporti me kryetarin e Bashkisë së Fierit, zotin Baftjar Zeqo, ndaj të cilit gjithashtu është ngritur pretendimi dhe një padi për shpërdorim detyre. Procesi ndaj tij, dukshëm dhe fill, të lidh me kontekstin zgjedhor dhe sidomos mundësinë pretenduese për mandat tjetër. Raste të tjera gjenden dhe ndoshta do të shfaqen në media këto ditë, gjer në fund të muajit shkurt.

Ky cikël i preferuar i skualifikimeve të kryebashkiakëve të vjetër përmes proceseve me drejtësinë apo me padi të ndryshme ndaj tyre, më shumë se mbyll problemet me pretendentët për rikandidime apo përplasjet politike brenda partisë kryesore të qeverisjes dhe udhëheqësisë së saj, shton mungesën e ekuilibrave të brendshëm, po ndëshkon me paragjykim shtesë drejtësinë dhe dy institucionet bazë të saj; prokurorinë dhe gjykatat.

Procese të tilla që hapen njëherësh në disa qytete dhe për shumë prej kryetarëve të bashkive në detyrë, po shtojnë një kapitull të ri bërrylash dhe intrigash politike në nivelet bazë të së majtës. Hapja e këtyre proceseve, futja e tyre thjesht në një kalendë e cila nuk ikën prej tradicionalitetit të sjelljes së drejtësisë me qeverisësit dhe me pushtetarët në përgjithësi, përgjatë kësaj kohe tranzicioni, do të renditet thjesht si një tregues i përpjekjes në tentativë për ndëshkimin e abuzimit apo shpërdorimit të detyrës. Por ky kapitull i shtrirë si ndodhi dhe me protagonistë në disa qytete kryesore, mund të vlejë si substancë për një debat dhe polemika të reja mes PS-së dhe brenda së majtës në përgjithësi.

Duket thjesht një formë e lehtë dhe pa kosto e nevojës që ka udhëheqësia dhe Kryeministri Rama për të nxjerrë nga loja dhe për të neutralizuar pretendimet e kryetarëve në detyrë që vijnë nga karriera prej më tepër se një dekadë në krye të bashkive të majta.

Po a e mbart kjo formë një kosto elektorale dhe politike që mund të ndihet në zgjedhjet e 21 qershorit?

Ka shumë gjasa që ndikimi i kësaj forme të dëshmohet në rezultatet numerike të votave që do të marrin kandidatët që do të nxjerrë PS-LSI dhe PD për mandatet e reja të 61 kryebashkiakëve të vendit. Kjo është kosto që mund të vlejë si një arsye pasardhëse për vijim të debateve brenda PS-së dhe sidomos në raportet e Kryeministrit Edi Rama me socialistët. Ky argument do të vlejë si nxemje për debatin që ka nisur të shfaqet në pohimet e hapura të disa deputetëve si Ben Blushi apo dje edhe prej deputetit Tom Doshi. Ato natyrisht që kanë lidhje me presionin e brendshëm për ndryshime në kabinetin qeverisës të Kryeministrit Rama, i cili, ditët e fundit, po bëhet edhe më i madh dhe po përfshin aktorë nga brenda dhe faktorë nga jashtë.

Gjithsesi, nxjerrja nga loja e kryetarëve të vjetër të bashkive që kanë ende pretendime për mandate të dyta, të treta apo edhe të katërta, përkon me nevojën për ndryshim dialektik dhe qarkullim të elitave në qeverisjen vendore

Suferina

Kryebashkiaket e vjeter, duhen gjykuar per katrahuren qe kane bere ne Vlore, Fier, Berat, Korce, Pogradec e gjetke. Kjo nuk eshte pune mandati, por pune mentaliteti. Nje vizite kalimthi ne keto qytete, te le pershtypjen sikur jetojme ne qytetet italjane te kohes se Musolinit, me motivet fashiste dhe psikologjine hitleriane.

Genti

A eshte normale qe kryebashkiaket socialiste qe drejtojne pushtetin
lokal prej shume vitesh po akuzohen nje e nga nje per korrupsion? A
eshte logjike te drejtojme pyetjen se perse nuk ka patur raste
kryebashkiakesh te tjere, te forcave te tjera politike (pervec Xhelal
Mziut) qe kane patur te njejtin fat? Si eshte e mundur qe zhurma apo
zallamahia e Berishes se pas Gjikes e ka rradhen Baftjari, Flamuri,
etj. po konfirmohet?

Kur njeriu eshte i veshur per nje periudhe tegjate me pushtet rreziku per te abuzuar me te eshte shume i madh. Pra deri ketu nuk ka asnje gje te cuditshme qe kryebashkiake “te perjetshem”te paditen per korrupsion dhe afera te tjera. Por kur kjo ndodh vetem tre-kater muaj para zgjedhjeve, kur kjo behet kryesisht per ata kryetare bashkishe qe perfaqesojne PS-ne dhe kur i shtohet fakti qe kane shume mandate ne ate post, ka nje problem!

Problemi i pare ka te beje me koston elektorale per vete PS-ne. Si mund t’ju kerkosh perseri voten qytetareve per te qeverisur fjala bie Vloren, kur Shpetim Gjika eshte
nen hetim per korrupsion dhe falsifikim dokumentesh? Si mund te dalesh ne Shesh te Flamurit dhe t’ju thuash qytetareve se ai qe kishim nuk bente, prandaj ju kemi sjelle nje te ri?

Kjo eshte e vlefshme per Gjirokastren, Fieren, Beratin, etj.

Se dyti duhet nenvizuar qe situata ne PS aktualisht eshte tejet e trazuar. Tashme nuk eshte vetem Blushi plangprishesi i partise (sic ishte vete Rama para disa vitesh), por kesaj liste po i shtohen dhe deputete te tjere, te cilet jo vetem qe kritikojne performancen e disa ministrave, por akuzojne hapur per korrupsion! Mendoj qe PS-ja nuk mund te fshihet me pas retorikes qe “ne PS ka demokraci dhe qe tek ne te gjithe thone ato qe mendojme! Ne nuk jemi PD-ja e Berishes, ku po fole te presin koken”.

Kjo nuk shkon me, eshte si puna e asaj rrobes se vjeter qe sado ta lash e hekurosesh, prape nuk e fsheh dot vjetersine.

Po i shtojme ketij opinioni dhe faktin qe PS-ja rrezikon nje kosto jo te neglizhueshme si pasoje e aksioneve te fundit te qeverise (reforma arsimore, pagesa e dritave, prishja e objekteve pa leje, etj.). Keto aksione megjithe te domosdoshme dhe jetike per te ardhmen e vendit, kane lene shije te hidhur ne nje pjese te mire te atyre qe jane prekur dhe per te qene realist, jane jo pak.

Argumenti i fundit eshte zgjuarsia e LSI-se, e cila jo vetem eshte e mbeshtjelle ne nje qetesi mbreselenese, por ka ditur qe te gjitha keto aksione t’ja faturoje PS-se. Baza ka pershtypjen qe LSI-ja jo vetem qe nuk i braktis njerezit e saj, por degjon dhe ndihmon ata qe i afrohen. LSI-ja ka nxjerre bllokun dhe po ben llogarite e votes duke u perqendruar ne rrethe si Pogradeci,
Gjirokastra, Skarapari, etj. Po ta veme re me kujdes, LSI-ja po kerkon krijimin e nje harte identiteti te qarte dhe pavaresisht se eshte nje parti krahinoriste, ka dale, po del dhe do te dali serish e fituar!

Natyrshem lindin disa pyetje te rendesishme:

1) Mos valle per te lene mbresa te mira dhe ne emer te integrimit europian PS-ja eshte shkeputur nga realiteti?

2)A mundet Edi Rama te beje nje revolucion te dyte ne nivel lokal vetem
per dy-tre muaj dhe a eshte ne gjendje te llogarise koston e mundshme?

3)Me cfare argumentesh do te dale PS-ja perpara militanteve kete rradhe?
Edhe pse ne pushtet prej dy vjetesh ata jane serish pa pune dhe akoma me te varfer! Ne baze ekziston mendimi qe ata qe po fitojne ende konkurset, tenderat, etj. jane njerezit e Berishes!
4) A nuk po rrezikon Rama te behet nje Berishe-bis duke mos degjuar askend dhe duke
detyruar te tijte te dorehiqen, te mos rikandidohen ose ndryshe shkojne para togave te zeza?
5) Mos valle gabohet kryeministri kur i var shpresat ne menyre ekskluzive tek harta e re e ndarjes elektorale?

Per tu ndjekur me vemendje dhe analizuar pas disa muajsh! Shqip[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six − 3 =